Të dashur mjekë! Lulzim Basha po ju mbron, siç do të mbrohej, po të ishte në vendin tuaj

Të dashur mjekë! Lulzim Basha po ju mbron, siç do të mbrohej, po të ishte në vendin tuaj

Një kolege e zyrës së Lulzim Bashës në zyrat e UNMIK në Kosovë më pat treguar një detaj interesant nga puna e tij. Vinte në zyrë gjysmë ore para të gjithëve dhe rrinte me derë 45 gradë të hapur. Qëllimi ishte të shikonte shefin tonë kur hynë në shkallë. Duhet të shikonte veshjen e tij. Meqë shefi kishte qejf kravatat “Hermes” ky kishte blere gjithë setin e ngjyrave të gravatave “Hermes” dhe i mbante në gardërobë. Sa shikonte ngjyrën e kravatës shefit, ndërrohej dhe vendoste ngjyrën që kishte veshur ai. Pastaj paraqitej në mbledhjen e mëngjesit duke e suprizuar me “koincidencën”.

Duket pak si e pavend si histori, pro në fakt është i vetmi shpjegim psikologjik për Lulzim Bashën i cili tanimë ka dy ditë që u thotë mjekëve, “nuk kam gjë me ju, e kam me Edi Ramën”.

Kompleksi i tij për tu shfajësuar se nuk po sulmon mjekët, erdhi pas reagimit të ashpër publik ndaj sjelljes së tij si drejtor i Morgut të Tiranës duke publikuar foto e katër të vdekurve, që po prisnin të futeshin në dollapë frigoriferikë.

Lulzim Basha si menaxher i morgut politik, u përballë me deklaratën e mjekëve të spitalit infektiv dhe atyre që po përballen me pandeminë, duke e ftuar të ballafaqojnë faktet, pasi vdekjet janë proces ligjor dhe administrativ, i patjetërsueshëm.

Por kjo juaja i duket nervozizëm i tepërt. Për dikë që ka të falsifikuar çdo ditë të jetës së tij dhe çdo letër qe ka marrë në dorë për të bërë miliona, ky ngjan si justifikim. Megjithatë ngaqë opinioni ishte kundër tij, ai vendosi të kaloj nga ana e mjekëve, duke u përpjekur ti qetësoj ata, por në fakt duke i fyer më shumë.

Ka dy ditë që është kompleksuar nga sulmi prej morgut dhe thotë askush nuk i akuzon mjekët por e kam me Edi Ramën.

Ata që dolën publikisht dhe u përballën me të ishin mjekë dhe jo Edi Rama. Dhe ata nuk janë mjekë dosido, por mjekët që po përballen me vdekjet përditë dhe që po plotësojnë kartelat e vdekjeve të tyre. Kush tjetër përveç tyre plotëson kartela vdekjesh? Me cilët mjeke përveç atyre e ka ky këtë sulm?

Por ai nuk i kupton këto pyetje. Ai mendon se i mbron mjekët duke ju thënë se  nuk po ju akuzoj ju, por ata që ju urdhërojnë ju. Dhe nuk ka faj. Ai i di mjekët të gjithë si Lulzim Basha që i bën punët me urdhër në jetë. Ata nuk e kupton shumë këtë punën e  dinjitetit të tyre profesional, por dhe publik. Ai nuk e di që është më e lehtë  t’iu thuash që jeni mjekë të pazot, se sa tu thuash ju jeni heronj, por jeni servilë të Edi Ramës  dhe shkruani në kartela çfarë u thotë ai.

Duhet ta kuptoni se për Lulzim Bashën kjo akuzë që u bën nuk është ndonjë mëkat se ai ka tërë jetën që bën këtë punë, pasi flet çfarë i thotë tutori i tij. Ndaj e ka të lehtë dhe tu thotë sot që nuk e ka me ju, pasi sipas tij, ju jeni të pafajshëm se jeni servila. Ai nuk e kupton që ju keni dinjitet profesional.

Ndaj  mjekët duhet ta kuptojnë këtë situatë kur i fyen Lulzim Basha. Ai e di se u mbron kur u thotë ju shkruani në kartela çfarë iu thotë Edi Rama. Ai e di se ju jeni të pafajshëm, po qe se gënjeni për të ruajtur vendin e punës. Në fund të fundit ai është duke u thënë, mos shkruani çfarë u thotë Edi Rama por ato që u them unë. Ai mendon se kjo është puna juaj. Biles për tua hequr turpin gjen dhe ca mjek që i quan të PD për tu treguar ju se ka dhe mjek që pranojnë broçkulla. Fiksojini fytyrat e tyre se ata do të jenë mjekët e pushtetit të tij. Ashtu ju do!

Në gjithë këtë histori me mendjen e tij ai është duke u mbrojtur. E shikoni si thërret që nuk kam gjë me ju?

E ka të vërtet atë që thotë. Ai e di se njeriu, nëpunësi mjeku profesori, gazetari dhe kushdo në këtë botë e ka detyrë të bëj si e urdhërojnë. Ndaj me mendjen  tij ju u ka falur por e ka me atë që ai mendon se ju u urdhëron. Njësoj sic do bënte vet nëse do ishte mjek, sic ka bërë vet kur ishte fakt mbledhës për krimet e UCK sic ka bërë vet kur ishte mbushës dosjesh në UNMIK, sic ka bërë vet kur mbushte dosjen e Rrugës së Kombit me letra fallco, sic ka bërë vet më 21 janar që falsifikonte urdhrat e arrestit për gardistët vrasës, apo sic bënte në maj të 2011 për të gjetur vota jashtë kutive. Për të është shumë familjare si sjellje.

Lulzim Basha po ju mbron sikur të ishte në vendin tuaj. Por jo profesionist, por një njeri pa shtyllë kurrizore që mendon se falsifikimi dhe gënjeshtra janë detyra për këdo. Faleni se e ka të sinqertë. Si historinë e kravatave që u tregova në fillim. E di detyre te jesh pa dinjitet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GDPR: 24/11/2020 19:59

    (General Data Protection Regulation o GDPR) Eshte legjislacioni europian per mbrojtjen e te dhenave personale. Ne rastin konkret kemi karakterin e spiunit serb qe vjedh te dhenat e shqiptareve te vdekur dhe i perdor per te fyer te vdekurit,mjeket qe nuk kane percaktuar sakte shkaqet e vdekjeve,familjaret e te vdekurve te cilet sipas Lul Spiunit jane poshteruar nga kjo sjellje e mjekve. Luli ka shperdoruar te dhenat e te vdekurve. Luli ka shpifur per mjeket si te pa denje per detyren e tyre. Luli ka fyer familjaret e te vdekurve qe jane poshteruar. Dhe te vdekurit,mjeket dhe familjaret e te vdekurve nuk kane force ti tregojne vendin ketij sharlatani... Kjo eshte shume e dhimbeshme per shqiptaret!

    Përgjigju
    • Heshtje Varri: 24/11/2020 20:19

      Mjeket dhe familjaret e te vdekurve jane me te vdekur se te vdekurit!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë