‘Të dorëzuar’ përpara ndotjes së Fierzës, ende asnjë zgjidhje për pastrimin e liqenit në verilindje të vendit (VIDEO)

KUKËS- Liqeni i Fierzës, është shndërruar sërish në basenin grumbullues të mbetjeve urbane të Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Mbeturinat janë shfaqur në breg dhe në sipërfaqen e ujërave të liqenit duke krijuar ndotje masive.

Drejtori i Agjencisë së Mjedisit në Kukës, Arben Palushi, thotë se situatë është katastrofike por bashkia nuk ka kompetenca për pastrimin e gjithë sipërfaqes së liqenit ndërsa zgjidhja është vendosja e rrjetave mbrojtëse në burimet e ndotjes në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. 

"Është një bashki pa kompetenca për pastrimin e gjithë këtyre mbetjeve. Ndotjet janë shumë të mëdha, ne përpiqemi për pastrim, por zgjidhja do të ishte vendosja e rrjeteve përgjatë lumenjve", tha Arben Palushi, Drejtor i Agjensisë së Mjedisit  dhe Liqenit të Fierzës në Bashkinë e Kukësit  

Ndryshe mendon Rifat Demalia Drejtues i “Qendrës për Progres Rinor”. Sipas tij vendosja e rrjetave nuk është zgjidhje në kushtet kur banorët e njësive administrative në Kukës i hedhin mbeturinat brigjeve të lumenjve.

"Do të ishte mirë për zgjidhje nëpër fshatra për vendgrumbullim mbetjesh, ndërsa rrjetat nuk janë zgjidhe përfundimtare", tha  Rifat Demalija Drejtues i “Qendra për Progres Rinor” Kukës  

Projektet ndërkufitare për ruajtjen e liqenit të Fierzës ekzistojnë vetëm në letër, ndërsa aksionet sporadike të pastrimit në bregliqen nuk kanë dhënë efekt. Ndotja prej vitesh po dëmton turizmin dhe ekosistemin e liqenit të Fierzës.

 

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rama lë Vlorën pas 8 vitesh dhe zgjedh të jetë deputet i Durrësit, a ka bërë kryeministri zgjedhjen e duhur?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Euro 2020/ Belgjika nuk di të tolerojë! Danimarka kualifikohet në frymën e fundit, shkatërron Rusinë! Në 1/8 edhe Zvicra