Të falenderojmë mjekët dhe ata që na kritikojnë!

Të falenderojmë mjekët dhe ata që na kritikojnë!

Funeral kete te premte ne rrugen e Kavajes ne Tirane

“Mos mbani maskë! Hajde përqafohemi! E pijmë një kafe të gjithë bashkë! Covid nuk ekziston! Mos u besoni mjekëve se e kanë biznes! Mblidhemi! Festojmë! Do marr pjesë patjetër në funeral! Nuk na bën gjë Covid, jemi shqiptarë!”

Na pëlqejnë këto shprehje apo jo? Na përkëdhelin sedrën. Na e bëjnë zemrën mal. Sa të mirë janë këta që na i thonë. Babaxhanë. Zotërinj burra e zonja gra. Rob Zoti, do të shprehej dikush.

Por ndërkohë njerëz të dashur vazhdojnë të vdesin përditë e nuk do të kthehen dot më. Asnjë lavdërim nuk do të kthejë një motër, vëlla, baba, koleg, mik, shok që Covid e merr siç po ndodh. Janë kohë të vështira pandemie dhe të gjithë duhet të bëjmë një zgjedhje të vështirë: të dëgjojmë dhe respektojmë atë që na kritikon. Mund të jetë një kritikë e bezdisshme, por është një kritikë që na shpëton.

Sigurisht, nuk është aspak “popullore” të mos kalosh ditët nëpër kafe duke bërë muhabet në grup e duke u përqafuar, gëzuar plot hare e miqësisht me kë duam e na do, por duhet të kuptojmë se luajmë me jetën tonë dhe jetën e të tjerëve. Pas çdo vdekjeje është një moment, një individ, një situatë që është krijuar dhe ka infektuar një njeri të dashur që nuk është më.

Sa vlen një fjalë e mirë kur njeriu nuk jeton? Nuk kthehet më. Përgjithmonë!

Duhet të dëgjojmë e falenderojmë mjekët që u lodhën duke na e kujtuar e duke na thënë: Kujdes! Kujdes! Kujdes!

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia