8 orë ‘luftë’ në mbledhje, por s’ka vendim! Bardhi kërkon vetëm Këshillat Bashkiakë! Kryesia kundër: Të dalim me kandidatë për kryebashkiakë

TIRANË-  Përfundon pa vendim mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike. 
Mbledhja e cila zgjati nga ora 17 e 45 e së shtunës dhe përfundoi rreth orës 1:50 të natës u shoqërua me debate të forta mes anëtarëve të kryesisë dhe numrit 2, Gazment Bardhit që kërkon që në zgjedhje të futen vetëm me këshillat bashkiakë. 
Pasi është rrëzuar me votë propozimi i tij që të futen vetëm me këshilla bashkiakë, ky i fundit ka vijuar diskutimet duke bërë që të mos ketë një vendim për të shkuar në zgjedhje me 61 kandidatë për kryebashkiakë. Mbledhja do vijojë nesër në 18:00. 

Në mbledhjen e kryesisë, propozimi i Bardhit është mbështetur nga Dhurata Çupi, që e ka thënë qëndrimin e saj në fillim të mbledhjes dhe është larguar, si dhe nga Jorida Tabaku që në mbledhje ka marrë pjesë online. 

Emrat e kryesisë që janë për të dalë me kandidatë për kryebashkiakë në gjithë vendin me përjashtim të disa bashkive ku ka marrëveshje mes degëve të dy PD janë: Orjola Pampuri, Arbër Agalliu, Kreshnik Çollaku, Gazment Koduzi, Taulanta Jupi dhe Roland Bejko.

Më herët, po gjatë ditës së sotme, Alibeaj zhvilloi në takim me  17 kandidatët e prezantuar deri më tani për kryetarë bashkie. Me interes pritet se çfarë do të ndodhë me Tiranën. Tre emra janë përfolur deri më tani si kandidatë potencialë për bashkinë e Tiranës, gazetari dhe shkrimtarit Rudi Erbara, Jonila Godole dhe Roland Bejko. Dy të fundit janë propozuar nga Kryesia në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë. 

Kandidatët që Alibeaj ka bërë publik deri më tani

1.    Mallakastër- Agron Kapllanaj
2.    Poliçan - Florian Qamo 
3.    Kuçovë - Ilirjan Koxhaj
4.    Kamëz - Bilbil Bajraktari
5.    Lezhë - Sandër Marku
6.    Krujë - Sabah Sheta
7.    Dibër - Naim Gazidede
8.    Kurbin- Genc Doçi
9.    Dimal- Dritan Sula
10.    Patos- Pranvera Rizai
11.    Vaut i Dejës- Klomentina Drini
12.    Fier -Eriselda Zotaj Çelaj 
13.    Librazhd -Bujar Vreto 
14.    Vorë- Ibrahim Bruka 
15.    Korçë -Gjergji Gjata
16.    Sarandë- Skënder Muço
17.    Mirditë Mark Ruçi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
Përfundon mbledhja e Alibeajt me 17 kandidatët e PD-së për zgjedhjet vendore, nisin diskutimet në kryesinë e partisë

1679342254_finalprojekt.00244622.Still021.jpg

Ka përfunduar mbledhja e kryetarit të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj me 17 kandidatët që pritet të garojnë si kryebashkiakë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Tahsmë nis mbledhja e kryesisë së PD-së dhe në përfundim, Alibeaj do të flasë para mediave për vendimet përfundimtare të marra.

Ora 16:12
Qëndrimet e Bardhit dhe disa prej deputetëve që PD të mos dalë me kandidatë për kryebashkiakë, Alban Daci: Të turpshme, nuk justifikojnë mbështetjen e demokratëve

1679678861_Screenshot1.png

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Alban Daci e ka konsideruar si të turpshëm qëndrimin e disa prej deputetëve demokratë gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë, ku Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Dash Sula, Saimir Korreshi, Bledio Nallbati u dakordësuan me sugjerimin e Jorida Tabakut për të mos nxjerrë kandidatë për kryebashkiakë përpos atyre për këshilltarë bashkiakë. 

Daci shkruan se një qëndrim i tillë nuk justifikon arsyet përse demokratët mbështesin këtë forcë politike.

“Tentativën e disave- që për fat të keq vazhdojnë të jenë akoma nën logon e PD, që akoma tentojnë ta ndëshkojnë këtë subjekt politik duke aluduar se nuk duhet të ketë kandidatët në zgjedhja- është e turpshme, e pa moralshme dhe nuk justifikon as arsyet e as qëllimet përse demokratët vazhdojmë të besojnë e ta mbështesin këtë forcë politike. Lidershipi është edhe çështje burrnie, me këtë cilësi çdo kush lind dhe nuk bëhet rrugës”- shprehet Daci.

Ora 15:27
‘Të jetë deputet i qarkut’, krerët e dy degëve të PD kushtëzojnë Alibeajn për kandidatin e Tiranës! Blendi Sulaj: Nuk vlen nëse nuk është njeri politik

1679751029_Screenshot3.jpg

Dy krerë degësh të PD-së në Tiranë i kanë vendosur kusht Enkelejd Alibeajt sa i takon kandidatit për bashkinë e kryeqytetit. Report TV mëson se kreu i degës nr12, Festim Dushku dhe ai i degës nr.9, Blendi Sulaj i kanë kërkuar Alibeajt vendosjen e një deputeti të qarkut si kandidat për bashkinë e Tiranës.

Ky ka qenë një kusht i vendosur nga Dushku i cili ka paralajmëruar se në rast të mospërmbushjes së këtij kushti, ai do të jepte dorëheqjen nga posti që mban aktualisht.

“Jam për kandidat politik, të jetë deputet. Përndryshe nuk jam pjesë e fushatës dhe jap dorëheqje nga kryetar i degës”-mësohet të ketë thënë ai.

“Të mos nxjerrim kandidat nëse nuk është politik, duke fituar Tiranën ke arritur fitore politike, nxjerrja e kandidatit nuk vlen nëse nuk është njeri politik. PD e mund koalicionin ‘Bashkë për Fitore’ në Tiranë për Këshillat bashkiakë”-është shprehur Sulaj.

Ora 14:36
Do të jenë vetëm këto emrat e PD për 14 Majin? Alibeaj takon sot 17 kandidatët e prezantuar deri tani

1679751452_Screenshot4.jpg

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes me Kolegjin e Kryetarëve do të zhvillojë një takim me kandidatët e prezantuar deri më tani. Alibeaj ka bërë deri më tani publikë 17 kandidatë, ndërsa në këtë mbledhje pritet të zhvillohen diskutime për mënyrën se si do të dalin në zgjedhjet vendore 2023.

Kandidatët që Alibeaj ka bërë publik deri më tani

1.    Mallakastër- Agron Kapllanaj
2.    Poliçan - Florian Qamo 
3.    Kuçovë - Ilirjan Koxhaj
4.    Kamëz - Bilbil Bajraktari
5.    Lezhë - Sandër Marku
6.    Krujë - Sabah Sheta
7.    Dibër - Naim Gazidede
8.    Kurbin- Genc Doçi
9.    Dimal- Dritan Sula
10.    Patos- Pranvera Rizai
11.    Vaut i Dejës- Klomentina Drini
12.    Fier -Eriselda Zotaj Çelaj 
13.    Librazhd -Bujar Vreto 
14.    Vorë- Ibrahim Bruka 
15.    Korçë -Gjergji Gjata
16.    Sarandë- Skënder Muço
17.    Mirditë Mark Ruçi

Ora 14:07
Mbledhjet e PD/ Report Tv zbardh qëndrimet e krerëve të degëve, Joni Myshketa i Durrësit: Të mos thellojmë përçarjen! Gazidede i Dibrës: Ose me kryebashkiakë, ose lëmë zgjedhjet

Vijon prej orës 11 me diskutime të forta mbledhja e Kolegjit të kryetarëve të Partisë Demokratike. Report Tv ka mësuar përmes burimeve brenda mbledhjes lidhur me qëndrimet e një pjese të krerëve të degëve gjatë mbledhjes së sotme.

Kryetari i degës së Mirditës, Mark Ruçi ka deklaruar se PD zyrtare duhet të dalë me 61 bashki. Nga ana tjetër kreu i Degës së Durrësit Joni Myshketa është shprehur se i ka emrat e mundshëm për kryebashkiakë, por ‘duhet të ruajmë përçarjen e mëtejshme’ është shprehur ai.

Kryetari i degës së PD në Kuçovë, shprehet kundër propozimeve të deputetëve që PD zyrtare të futet vetëm me Këshilla Bashkiakë. Ai ka deklaruar se PD duhet të futet patjetër me kandidat.

Edhe Pëllumb Seferi i degës 8 kërkon kandidat me logon zyrtare në Tiranë.

Reagim i ashpër erdhi përgjatë mbledhjes, thonë burimet për Report Tv nga kreu I degës së Dibrës, Naim Gazidede që njëherësh është edhe kandidati I Alibeajt për Bashkinë e Dibrës. Nisur nga propozimet e bëra në mbledhjet e grupit parlamentar dhe kryesisë nga deputetja e Qarkut të Dibrës Dhurata Çupi, Gazidede thotë se PD ose duhet të dalë me kandidatë për kryebashkiakë, ose mos të futet fare në zgjedhje.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 25/03/2023 18:47

    Bardhi eshte personi me negativ ne politiken shqiptare si ne partin demokratike ashtu dhe ne parlament bejne solo te dy me Tabakun! Duhen mare masa urgjent per keta persona qe po bejn cdo gje per te minuar demokracin.Del dhe flet per integrimin dhe kufirin e saj te neutralitetit si kryetare e integrimit nuk e respekton duke folur per luft me qeverin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet