Ditën e sotme në vendin tonë janë raportuar nga ministria e Shëndetësisë 876 raste të reja me COVID, prej tyre 17 janë në Berat.
Nga rastet e Beratit, mësohet se pjesa më e madhe janë nxënës dhe mësues në shkolla. Të infekuar ka dhe në institucione të ndryshme.
Rastet në Berat:
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare "Zihni Toska" në Berat.
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Cukalat në Urë-Vajgurore.
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Bistrovicë në Urë-Vajgurore.
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Skrevan në Urë-Vajgurore.
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Starovë.
-3 nxënës në shkollën 9-vjeçare "Mehmet Ali Vrioni" në Berat.
-1 nxënës në shkollën 9-vjeçare "22 Tetori" në Berat.
-1 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë.
-1 specialiste në Drejtorinë e Bujqësisë në Berat.
-1 specialiste në Drejtorinë e Doganës në Berat.
-1 punonjëse në filialin e Alfa Bank në Urë-Vajgurore.
-1 punonjëse në BKT në Berat.
-1 axhent kredish në Fondacionin Besa.
-1 punonjëse në fabrikën e bulmetit Erzeni.
Lajmi kryesor:
COVID-19/ 876 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit




