Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 876 raste pozitive dhe 7 viktima. Nga 3512 testime të kryera në 24 orë kanë rezultuar pozitivë 876 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 72 raste në Vlorë, 59 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Kavajë, 33 raste në Shkodër, 28 raste në Sarandë, 26 raste në Krujë, Lezhë, Kurbin, 22 raste në Fier, 19 raste në Kukës, 18 raste në Lushnje, Shijak, 17 raste në Berat, Kamëz, Gramsh, 14 raste në Tepelenë, 13 raste në Mirditë, 12 raste në Librazhd, 10 raste në Mat, Delvinë, Dibër, Vorë, 9 raste në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Patos, 8 raste në Vau i Dejës, 7 raste në Korçë, Pogradec, Ura Vajgurore, Skrapar, 6 raste në Mallakastër, Peqin, 5 raste në Rrogozhinë, Tropojë, 4 raste në Divjakë, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, Poliçan, 3 raste në Has, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Përmet, Roskovec, Himarë, Memaliaj, Këlcyrë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-87 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 503 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,383 që nga fillimi i epidemisë.
OVID-19 – Statistika (27 Janar 2021)
Raste të reja ditore 876
Të shëruar në 24 orë 503
Të shtruar në spitale 280
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3512
Testime totale 343,833
Raste pozitive 74,567
Raste të shëruara 45,383
Raste Aktive 27,845
Humbje jete 1339
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16142
Fier 2089
Durrës 1523
Shkodër 1390
Elbasan 1283
Vlorë 1156
Lezhë 1023
Korçë 909
Berat 898
Gjirokastër 557
Dibër 440
Kukës 435
Ditën e sotme në vendin tonë janë raportuar nga ministria e Shëndetësisë 876 raste të reja me COVID, prej tyre 17 janë në Berat.
Nga rastet e Beratit, mësohet se pjesa më e madhe janë nxënës dhe mësues në shkolla. Të infekuar ka dhe në institucione të ndryshme.
Rastet në Berat:
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare "Zihni Toska" në Berat.
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Cukalat në Urë-Vajgurore.
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Bistrovicë në Urë-Vajgurore.
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Skrevan në Urë-Vajgurore.
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Starovë.
-3 nxënës në shkollën 9-vjeçare "Mehmet Ali Vrioni" në Berat.
-1 nxënës në shkollën 9-vjeçare "22 Tetori" në Berat.
-1 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë.
-1 specialiste në Drejtorinë e Bujqësisë në Berat.
-1 specialiste në Drejtorinë e Doganës në Berat.
-1 punonjëse në filialin e Alfa Bank në Urë-Vajgurore.
-1 punonjëse në BKT në Berat.
-1 axhent kredish në Fondacionin Besa.
-1 punonjëse në fabrikën e bulmetit Erzeni.