Të lodhur apo..

Të lodhur apo..

Edi Rama nga Asamblea e Partisë Socialiste, tha se “PD është një parti e lodhur, e rraskapitur, që nuk do të marrë në 2025, më shumë deputetë se mori në vitin e mbrapshtë 1997, shënojeni këtë”. Të ketë bërë shaka, të ketë bërë provokim ndaj ish-liderit historik dhe grupimit të tij, për ti nxitur për më shumë “revansh”, apo tha të vërtetën. Një të vërtetë që Edi Rama ka 12 vjet që e shikon nga pozicioni i tij, i kryetarit të socialistëve. Ai tha gjithashtu se “ata flenë më herët se ne, dhe ngrihen më vonë se ne”.

Gjithashtu dhe kjo një e vërtetë politiko-historike. Një parti që merret gjithë ditën, muajin dhe vitin me partinë e tjetrit, me partinë që fiton zgjedhjet, me partinë që ka një armatë të madhe anëtarësh, militantësh, mbështetësish, dhe ndërton dhe punon për 4-vjeçarët e ardhshëm. Me këto merret  prej 12 vitesh “partia e lodhur”, dhe pastaj thotë se “na vodhën, na blenë dhe shitën votat”. Dalin dhe mbushin rrugicën, akuzojnë, shajnë, hedhin molotovë, dhe në fund, ikin dhe ja fusin gjumit.

Kur vjen viti elektoral pasardhës, kujtohen se kanë për të mbledhur Këshillin Kombëtar, bëjnë ca lëvizje kuturru, njërin e heqin nga Elbasani dhe e çojnë në Fier, tjetrin e marrin nga Tirana dhe e nisin për Kukës, Sarandë, Vlorë, etj, duke thënë se “kemi ekip fitues, do marrim pushtetin”. Dhe sërish në darkë, ja fusin gjumit. I “infektoi” Luli, i bëri të gjithë si vehten. Edi Rama nga Asamblea e PS-së tha gjithashtu se “ne përgatitemi për fitoren e rradhës dhe Shqipërinë 2030”, ç’ka do të thotë se, humbja elektorale as që mendohet. Dhe kjo natyrisht e bazuar mbi shumë fakte konkrete. Partia Socialiste ndryshe nga Partia Demokratike, mbetet një forcë politike në ndryshim, reflektim,  rinovim, dhe përsosmëri të formave dhe metodave organizuese  dhe strukturale.

Çdo 4 vjet, Edi Rama zgjedh të fusë në Asamble, kryesi dhe strukturat drejtuese, emra të rinj, prurje të studiuara, që vijnë nga fusha të ndryshme të shkencës dhe arsimit akademik. Ata vijnë në PS, pasi shohin jo vetëm të ardhmen e tyre politike, por dhe terrenin e duhur ku mund të japin kontribute  pa fund në fusha të ndryshme të zhvillimit të vendit dhe demokracisë. Natyrshëm, lind pyetja, pse nuk ndodhin këto zhvillime në PD ? Përse atje ka 3 dekada që “mbytesh” nga anomalia, apatia, babëzia, smira, klanizmi, dhe mediokriteti ?

A  thua “ta ketë fajin Edi Rama”, që nuk afrohen të rinjtë, studentët, të shkolluarit, intelektualët, që nuk votohen të rinjtë, por vetëm emrat e “ekipit fitues”, ta ketë fajin “Edi Rama” që Berisha ka 34 vite, që e ka bërë atë parti si “çorape e grisur”, dhe nuk pranon të largohet ? Padyshim fajtori është atje brënda saj, dhe jo vetëm  tek  Berisha, por edhe tek ata që rrinë pas tij, për të kapur ndonjë skutë me shpresën se “një ditë do të marrim edhe ne pushtetin”. Në politikë, shpresa ringjallet kur shikon nga e ardhmja, dhe fitorja  vjen kur  punon për interesa të mëdha, dhe jo  vetëm personale.

Në PD-në e sotme, duke e nisur nga Berisha, nuk shohin më larg se interesi personal, familjar dhe klanor, ndaj dhe ajo parti u katandis dhe arriti në derexhenë  ku ndodhet sot. Lodhja largohet me mëndje  të kthjellët dhe punë, dhe jo me britma dhe gjumë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë