“Të ndalet pagesa me euro në Shqipëri në vend të lekut'', Sejko: Ndryshe kursin nuk e stabilizojmë dot

Goditjet në kursin e këmbimit janë të paparashikuara dhe papritur mund të kthehen në kahun e kundërt, duke zhvlerësuar lekun e për pasojë duke rritur valutat. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është shprehur në Kuvend se ky treg është i pabesë dhe në rast se flukset valutore që hyjnë në vend do vijojnë të rriten do jetë i pamundur stabiliteti i kursit.

“Asnjëherë nuk ke besë kursi i këmbimit është shumë djallëzor, dhe i pabesë. FMN ngriti një alarm që mund të ndodh dhe e kundërta dhe kursi të kthehet në kahun e zhvlerësimit të lekut. Me flukset hyrëse në kursin e këmbimit të euros nëse do të vazhdojnë flukse valutore të rritura, Banka e Shqipërisë do ta ketë të pamundur të mbajë një stabilitet në kurs”, tha Sejko.

Guvernatori ka pranuar se rol në zhvlerësimin e valutave ka edhe paraja që mund të vijë nga grupet kriminale.

“Vjet kemi pasur 6 miliardë euro të hyra formale, por sidoqoftë ne nuk e kemi mohuar kurrë edhe prezencën e parasë informale përsa kohë kemi nivel të lartë informalitetin në ekonomi. Për këtë arsye ekziston edhe paraja informale që mund të vijë nga burimet kriminale, evazioni fiskal ose edhe të tjera.

Më tej guvernatori është shprehur se duhet të nisë puna për të ndaluar në mënyrë kategorike përdorimin e euros në vend, duke marrë shkas që pjesa më e madhe e pagesave në vlera të mëdha (blerje pronash apo pasurish të tjera) bëhen në euro.

“Nuk duhet të përdoret, ne duhet ta ndalojmë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ne jo vetëm që duhet të ndalojmë përdorimin e monedhës së huaj sikurse ndodh në të gjithë botën, por ne duhet të përdorim lek në vend të euros. Ne jemi ekonomi shumë e euroizuar, 50/50. Institucionet e fiskut, institucionet fiskale dhe ne duhet ta ndërpresim përdorimin e euros, dhe ta bëjmë të detyrueshëm vetëm përdorimin e lekut brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Në raport me vitin 2022 euro është zhvlerësuar me mbi 20%, pasi nga 120 lekë që ishte në janar 2022, tashmë po këmbehet me 100 lekë, duke sjellë miliona euro humbje në bizneset eksportuese.

Por a ka ndërhyrë Banka e Shqipërisë në treg për të blerë valutë?

“Nuk mund ta deklaroj nëse kemi ndërhyrë për të stabilizuar tregun. Ne kemi ndërhyrë kemi blerë por nuk e them sesa për të ruajtur stabilitetin. Kemi ndërhyrë për të stabilizuar inflacion dhe jo për qëllime të grupeve të interesit. Po ashtu kemi ndërhyrë edhe për të ruajtur balancën në treg”, përfundoi Sejko.

G.M./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 20/07/2024 11:16

    Ti ose je injorant ose i poshter. Uli normat e interesit dhe shife si vjen balanca e lekut. Po je sherbetor i qeverrise qe do te ule borxhin publik ne kurriz te exportusve dhe turizmit.

    Përgjigju
  • Kalimi i traut: 20/07/2024 10:19

    Epo kalimi i traut ne shqiperi me evro behet , 7€ , 2.1 € etj etj !! Le te bie euro populli pasurohet ! 1€ duhet jete 80lek

    Përgjigju
  • Emigranti: 20/07/2024 09:59

    Nuk eshte e vertete qe shtetet e tjera jashte € e kane kursin variabel. Kroacia deri sa hyri ne zonen € e kursin e kembimit njelloj dhe po ashtu Polonia,Çekia,Sllovakia,Hungaria,Rumania.Keto jane shtete qe i vizitoj disa here ne vit mbi 20 vite. Po ahtu edhe shtete te tjere te Ballkanit,kane kursin e kembimit fiks. Realisht ju po mbuloni nje korupsin te larte,çfare prodhon Shqiperia qe te arrije te çvleresoi€,$e£. Diçka nuk shkon Guvernator

    Përgjigju
  • Franga: 20/07/2024 07:38

    Ore ska turist le te paguajne ne euro franga dollar paund etj etj problem eshte qe nuk ka turist ! Si tja bejme.

    Përgjigju
  • Dardan Muri: 20/07/2024 01:36

    Ky qenka mashtrues dhe koti.Nuk mund te kthehet Shqiperia ne kohen e Enverit,ne shkembime vetem me leke,kur 50% e shqiptareve jane ne emigracion.Mbrojtja me ca fjale jo Banka Boterore,jo Fondi Monetar jane brockulla te vjetra.Gjeni nje mjeshter per Drejtor Banke se e moret ne qafe popullin.Nje here nje hajdut si ai qe hoqet,nje here nje mashttues si ky na ngordhet.

    Përgjigju
  • Zefi: 19/07/2024 23:47

    Po hiqeni lekun ore, mjafton euro na plaset me gjithe lekun shqiptar

    Përgjigju
  • Ilir: 19/07/2024 23:43

    Perse guvernatori nuk kerkon dhe nuk ka dhe opsionin te kalohet ne monedhen EURO dhe ne Shqiperi?!! Nuk do shmangeshin keto probleme?

    Përgjigju
  • Titi: 19/07/2024 23:37

    Ore hiqeni lekun nga qarkullimi leni vetem euron; rrogat dhe pensionet ne euro, pagesat ne euro. Jeni ne terezi me gjithe monedhen shqiptare, apo fanatiket e medhej ju te bankes shqiperise qe mbroni te drejtat e shqiptareve.

    Përgjigju
    • Adi: 20/07/2024 09:55

      Pse je kaq i trash? Kroacia se fundmi vendosi euron dhe ekonomia ra, ju zhvlersua monedha komplet. Norvegjia, Zvicra,UK jane budalllenje qe nuk mbajne euro? Do dilninme te zgjute ju se nje guvernator banke?

  • Artur: 19/07/2024 23:22

    Per mendimin tim sa me shpejt te jete e mundur te gjith pagesat ne sherbime dhe kudo te behen ne ALL perndryshe do jete teper vone.Por duhet te keni parasysh qe popullsia tashme e shikon valuten e huaj si ALL sepse ishit ju qe e edukuat keshtu.

    Përgjigju
  • Qipi Dhasi: 19/07/2024 22:03

    Ç'është ki mo....hahahahahaha....ore kush i emëron keta,....

    Përgjigju
  • Mli mili: 19/07/2024 20:02

    Kt qenka palle fare

    Përgjigju
  • BQSH: 19/07/2024 19:57

    Tani u zgjove nga gjumi? Gjithe marketet kane pranuar dhe pranojne euro me kurs me te ulet se kursi zyrtar per te mos permendur te tjerat... Kete duhet ta kishe bere qe kur more postin.

    Përgjigju
  • Rrumpalla: 19/07/2024 17:33

    Po kujt ia kerkon ndalesen mor karafil? Je mbikqyres i sistemit bankar. E vendos ti a mbajne dot bizneset dhe individet llogari ne valute dhe ne cfare monedhe mund te jepen kredite.

    Përgjigju
  • Askushi: 19/07/2024 17:14

    Mos, do na merrni në qafë koncesionet e rrugecerve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale