Gjatë vitit 2014, numri i të papunëve në Shqipëri ishte 219.797 persona, ku shkalla e papunësisë për grup-moshën 15-64 vjeç ishte 17,9 %, për meshkujt 19,7 % dhe për femrat 15,5 %.
Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 32,5 %, ku 35,6 % u takon meshkujve dhe 27,4 % femrave. Vjet u vu re se shkalla e papunësisë për meshkujt ishte 4,2 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat, cka tregon se meshkujt janë më aktivë në tregun e punës.
Krahasuar me vitin e mëparshëm pati një rritje të shkallës së papunësisë me 1,5 pikë përqindje, kurse për të rinjtë u rrit me 5,3 pikë përqindje.
Personat e papunë prej më se një vit përbëjnë 64,3 % të të papunëve gjithsej, ku vërehet se krahasuar me vitin 2013 pesha që zënë të papunët afatgjatë në papunësinë gjithsej u ul me 8,1 pikë përqindje.
Sipas anketimit të kryer nga INSTAT për forcat e punës në vitin 2014, vërehet se 6 në 10 persona të papunë kërkonin punë për herë të parë. Krahasuar me vitin 2013, numri i të papunëve që kërkonin vjet punë për herë të parë u ul me 2,5 %.
Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor, në vitin 2014 në tregun e punës në Shqipëri shkalla e papunësisë ishte më e lartë për personat me arsim të mesëm me 21,3 %, ndërsa për ata me me arsim të lartë 17,2 %.
Gjatë vitit 2014 pati rënie të shkallës së papunësisë për personat me arsim fillor me 2,3 pikë përqindje, ku nuk pësoi ndryshime shkalla e papunësisë për personat me arsim 8-vjecar, ndërsa u rrit shkalla e papunësisë mes personave me arsim të mesëm dhe të lartë.
Gjatë vitit 2014, u konstatua se 38,5 % e popullsisë 15-64 vjeç është ekonomikisht jo-aktive, ku kryesonin nxënësit dhe studentët me 34,5 %. Në këtë grup-moshë, pjesa që zënë personat e papunë, që nuk kërkonin punë, sepse mendonin që "nuk ka punë të disponueshme" ishte në nivelin 14,2 %. Tek meshkujt e moshës 15-64 vjeç ekonomikisht jo aktivë konstatohet se 17,6 % ishin të papunë të dekurajuar, 46,6 % nxënës, studentë ose në trajnim të mëtejshëm, 6,9 % në pension, ose pension të parakohshëm dhe vetëm 0,4 % e tyre përmbushin detyrat shtëpiake.
Gjatë vitit 2014 u vu re se pjesa kryesore prej 34,5% e të rinjve të papunë të moshës 15-29 vjec u përkasin atyre që janë të papunë dhe që nuk ndiqnin asnjë kurs profesional apo shkollë. Në këtë grup, 36 % e të rinjve ishin të papunë, pjesa tjetër ishte jashtë tregut të punës ku 23% për arsye se janë të dekurajuar, 19,4% sepse përmbushnin detyra dhe përgjegjësi familjare dhe 21,4% për arsye të tjera.
Duke krahasuar të rinjtë e punësuar dhe as në shkolla a trajnime profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vërehet se meshkujt ishin më aktivë në treg nga femrat. Rezultoi se 52,9 % e meshkujve dhe 21,2% e femrave ishin në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar./atsh/
/Shqiptarja.com