Të rinjtë në burgun komunist, Godole: Librat shkollorë nuk pasqyrojnë krimet e komunizmit

Një grup të rinjsh janë bërë pjesë e guidës studimore të Institutit për Demokraci, me qëllim njohjen e vendeve të kujtesës.

Ata vizituan ish-burgun e Kalasë së Gjirokastrës, i cili në diktaturë ka shërbyer si vend i vuajtjes së dënimit për të persekutuarit politik.

Por sa e njohin të rinjtë të shkuarën?

"Jam 19 vjeç dhe nuk ia kam shumë idenë se si kanë qenë kohët atëherë, por nëpërmjet rrëfimeve personale dhe të personaliteteve të asaj kohe arrita të krijoj një ide rreth kohës së komunizmit", thotë një nga të rinjtë.

"Pavarësisht se e dija një pjesë të mirë pasi kam shumë njerëz nga familja që janë internuar dhe janë burgosur. Gjithsesi ne duhet të bëjmë përpjekje vazhdimisht që pavarësisht se nuk ka dokumenta, foto apo gjëra të ndryshme. Nga ish të burgosurit që kanë ngelur ne duhet të marrim sa më shumë materiale që dhe personat që kanë kryer këto gjeste makabre, të marrin dënimin e merituar", thotë një nga të rejat.

"Shumcia prej nesh jemi maturantë dhe ishte një plus dhe për zgjedhjet që do të bëjmë në të ardhmen. Ne mësuam gjëra që në shkollë që nuk kemi pasur mundësi që t'i njohim", tha një tjetër.

"Nisi si një eksperiencë rastësore, por ama përfundoi në një udhëtim shumë rrënqethës, shumë prekës, me rrëfimet e Arjetës për Musine Kokalarin që ishte shumë prekës, pasi ne nuk kemi dëgjuar edhe shumë shpesh. Siç na shpjeguan këto mure flasin shumë edhe pse nuk kanë gojë të flasin ama vërtetë vërtetë kanë nevojë që të flasin", tha një tjetër i ri.

Ndërsa pedagogia Jonila Godole shprehet se edhe pse diktatura në Shqipëri ishte nga më ashprat në Europën Juglindore, nuk është trajtuar si duhet në tekstet shkollore të historisë.

"Vihet në sy se të rinjtë e njohin shumë pak historinë dhe dinë shumë pak për atë që ka ndodhur gjatë komunizmit. Kjo natyrisht nuk i ndihmon ata që të njohin dhe të kuptojnë në fakt se përse demokracia është e brishtë sot në Shqipëri. Përse askush nuk mban përgjegjësi për krimet që kryhen, për korrupsionin që kryhet sot. Ata kanë interes për të mësuar më shumë për të shkuarën. Nëse atyre nuk u ofron asnjë informacion as në shkollë, as përmes projekteve të tjera, atëherë natyrisht ata do të rriten si brezat e tjerë deri tani, pa kujtesë dhe kjo nuk i shpërben absolutisht asnjërit", tha Jonida Godole, drejtuese e programit IDMC.

Sipas saj, pasojat e regjimit komunist janë ende prezent edhe pas 30 vitesh, ndaj demokracia mbetet e brishtë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 30/09/2020 17:58

    Lexova vetëm titullin dhe po të kthej përgjigje se skam nevojë të lexoj artikullin, nëse librat shkollorë do të shkruanin për krimet e komunizmit duhet të shkruajnë edhe për të gjitha punët e mira që janë bërë në atë kohe dhe jo vetëm por duhet të shkruajnë për të gjitha krimet që po bën demokracia (përveç të mirave sepse edhe drmokracia ka disa të mira). Pastaj ti si student do kishe shumë konfuzion....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur