Fier/ S'u la të futet me makinë në qendër ku ishte koncerti, autori i përleshjes me armë në spital në 2019 rreh policin, neutralizohet me plumb në këmbë (Video-Emrat)

Ndalimi për të hyrë në qendër të Fierit për shkak se aty po organizohet një koncert ka qenë shkak për të riun Daniel Braçi i mjohur për drejtësinë, që të përleshet me policin Shkëlqim Jahelez i cili me pas e ka plagosur me armën e shërbimit për ta neutralizuar.

Siç njofton policia, 26 vjeçari Braçi duke drejtuar një automjet tip "Volksëagen" është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar për zhvillimin e një koncerti.

Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet i riu ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë njërin prej tyre duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe në gojë.

Në atë moment inspektori e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë. Të dy janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Më pas polici është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

26 vjeçari Daniel Braçi në 2019 është përfshirë në sherrin me thika dhe armë zjarri në Levan dhe në Urgjencën e Spitalit të Fierit. Ai i mori armën nga brezi një oficeri të patrullës së policisë dhe plagosi me të Aleksandër Zhapaj gjatë kohës që të dy po shoqëronin në spital të afërm të lënduar gjatë një sherri në një lokal në Levan të Fierit. Vëllai i Daniel Braçit. Për kët ngjarje ndaj tij Gjykata e Rrethit Fier caktoi masën e sigurie “Arrest me burg” për “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:27
Rrahu efektivin, 26 vjeçari i plagosur me precedent kriminal! Sherri mes dy familjeve dhe përleshja në spitalin e Fierit: Plagosi një person me armën e policit

1703795682_fier.jpg

Daniel Braçi, 26-vjeçari që tentoi të çante bllokimin e policisë në Fier dhe u përlesh me një polic rezulton me precedent të mëparshëm penal. Ai njihet si person problematik ne fushën e konflikteve. Më 31 gusht 2019, i riu, pas një  konflikti mes dy familjeve Zhapaj e Braçi, nga e cila mbeten të dëmtuar me sende të forta dhe thika katër persona, ka marrë armën e shërbimit një prej punonjësve të Policisë që po ndihmonte të plagosurit të futeshin në urgjencë, dhe ka plagosur me këtë armë një prej familjarëve të palës tjetër. Përplasja aso kohe ka ndodhur brenda spitalit të Fierit.

Konflikti mes dy palëve kishte nisur në pasditen e 31 gushtit në një lokal në Levan të Fierit. Nga konflikti mbeten 5 të plagosur nga të dyja palët. Sherri i nisur në lokal me sende të forta dhe thika, përfundoi në një skenë edhe më të përgjakshme në Urgjencën e Spitalit të Fierit, ku u transportuan të plagosurit me sende të forta nga sherri në lokal.

Policia bëri me dije se Daniel Braçi atëherë 21 vjeç, që po shoqëronte në spital dy prej të afërmve të tij të dëmtuar, (Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj), i mori armën nga brezi një punonjësi të policisë, dhe qëlloi ndaj një prej familjarëve të palës tjetër, Aleksandër Zhapës, duke e lënë të plagosur. Zhapa nga ana e tij ndodhej në spital për të shoqëruar dy djemtë e tij, Gentian dhe Aldi Zhapa të cilët kishin mbetur të plagosur me sende të forta në lokal në Levan.

Nga konflikti me mjete te forta dhe thika mbetën të plagosur Gentjan Zhapa, Aldi Zhapa, Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj. Policia arrestoi për ngjarjen në Fier dy vëllezërit Daniel dhe Gazment Braçi ndërsa nga pala tjetër u arrestuan  Emiglent Kararaj, Aldo Zhapaj dhe Aleksandër Zhapaj të përfshirë në konfliktin në Levan.

Ora 21:21
Plagosja në Fier, del emri i efektivit dhe 26 vjeçarit që u përleshën në qendër të qytetit

1703795086_kkkkkk.JPG

Daniel Braçi, është 26-vjeçari që u përlesh me efektibin e policisë këtë mbrëmje në qendër të Fier për shkak se nuk e la që të futej në rrugën që ishte bllokuar për t'u zhvilluar një koncert. Efektivi i policisë që e plagosi është Shkëlqim Jahelezi.

 

Ora 20:13
Efektivi plagosi 26 vjeçarin në Fier, policia: I riu tentoi të hynte me makinë aty ku zhvillohej koncert! Doli nga makina dhe goditi me grushte inspektorin

 

Policia e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon plagosjes së të riut 26 vjeçar D.B nga inspektori i policisë Sh.J.

Sipas njoftimit, i riu me një makinë tip “Volsëagen” tentoi të hynte në rrugën e bllokuar ku po zhvillohej një koncert.

Polici nuk e ka lejuar të kalojë perimetrin e sigurisë dhe për pasojë 26 vjeçari ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe gojë.

Në këtë moment inspektori ka reaguar duke nxjerrë armën e shërbimit dhe duke e plagosur në këmbë të riun i cili tashmë po merr trajtim mjekësor në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.  Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit”- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Ora 19:51
Detaje nga plagosja e të riut në Fier, polici nxorri armën e shërbimit dhe e qëlloi në këmbë! U konfliktuan në qendër të qytetit

 

Report Tv ka mësuar detaje të reja rreth ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Fierit, ku një efektiv policie ka plagosur me armën e shërbimit një person.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, kur polici është konfliktuar me një të ri, i cili dyshohet se kishte shkaktuar probleme gjatë një aktiviteti në qendër të sheshit të qytetit.

Gjatë konfliktit, polici, i panikosur në atë moment ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur të riun në këmbë. Ky i fundit është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ati: 29/12/2023 07:32

    Po ky tipi duhet te ishte brenda per ate vepren qe ka bere ne 2021 si na delka qe qenka verdalle?? Ja nje rast per ILD qe re shkarkoj gjith prokurore dhe gjyqtare qe e kane lene jasht kete te prapambetur

    Përgjigju
  • ylli: 29/12/2023 05:25

    plumbin ballit ti kishe futur o polic...ku lejohet te vihet dore mbi policin...

    Përgjigju
  • Tiku: 29/12/2023 04:43

    Ky eshte kulishi i kulishit te Gramoz Rucit,atehere i mori armen policit dhe beri plagosje brenda ne spital te Fierit sot qelloi policin ne qender te Fierit.Kush do e ndalonte Arjan Hasani i policis Fier kulishi tjeter i Gramoz Rucit apo ata kulishat tepelens te Prokuroris Fierit

    Përgjigju
  • Jim: 29/12/2023 03:17

    Po te kishte qene ne nje vend tjeter SHBA ose ne Gjermani a diku tjeter plumbin do ta kishte marre ne koke sic e kerkonte! Shpresoj qe atij policit mos i japin ndonje mase ndeshkimore Por Falenderim per punen e mire ndryshe do te ulni reputacionin e shtetit !

    Përgjigju
  • Iris: 29/12/2023 01:53

    Tek ne,kur behen festivale ose parada,njoftohet qe me perpara qe ka kufizime,apo ndalime dhe jepen rruget alternative qe mund te perdoresh.Nuk eshte e qarte nese ky donte te hynte ne sheshin ku po zhvillohej festivali me makine,apo kishte shtepine aty,s.d.q.kesaj rradhe provoi mbi vete pak nga metodat qe kishte ushtruar me pare ndaj te tjereve.Lesson learned!!

    Përgjigju
  • Turi: 28/12/2023 22:37

    Shteti nese nuk denon ashper ata qe jane te dhunshem atehere ka mare fund dhe aq me keq kur sulmohen forcat e rendit , me sa duket ky garipi e ka ber rruge sepse nuk i kane futur sallatorin si dubet heren e pare

    Përgjigju
  • Spendi: 28/12/2023 22:26

    Bravo policia po heres tjeter ne balle se kta mostra me brire e meritojne. Ai polic duhet graduar jo si ata tipat qe ulin koken para ktyre llumrave te krimit.

    Përgjigju
  • Populli: 28/12/2023 22:12

    Policit ti jepet shpërblim dhe ngritje ne grade. Respekte për policin. Plehra meritonte plumbin kokes dhe jo ne këmbë.

    Përgjigju
  • Gripi: 28/12/2023 21:56

    Dihet kujt bande nga levani i perket, dihet kush i mbeshtet fort edhe perse gjoja i terhequr nga politika nen presionin se ndryshe do shpallej non grata. Policia dhe Prokuroria e Fierit nuk ka kellqe ti tregoje vendin kesaj bande. Dergoni operacionalen nga Tirana ti marrin zvarre dhe ti cojne ne Spak sepse as prokuroria e tiranea me 4 Felaj brenda nuk i jep drejtim. Guximi i ketij horri vjen nga suporti politik. Uroj qe te perplasen me ata qe ju tregojnw vendin, se fieri ka plot dhe nuk ja lene mangut. Keqardhje per policin sepse eshte dhe do mbetet i vetem ne kete situate.

    Përgjigju
    • Isulina: 29/12/2023 21:17

      NA VJEN KEQ POR SHEFINE OPERACIONALES E KA FUT SPAKU NBURG.... KUR TE DALI FLASIM....

  • Per kinostudion: 28/12/2023 21:14

    Mire ja ka ba ku.es Si qellohet polici ne sherbim o jari

    Përgjigju
  • Andi: 28/12/2023 20:31

    Si thotë amerikani? F*ck around and find out. Kokebosha

    Përgjigju
    • haha: 28/12/2023 22:42

      ne amerike ta futin plumbun ne koke, nderkohe qe te jane ulur mbi zverk.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion