Atentat në Shkodër me 3 të vrarë e 1 të plagosur! Vritet vëllai i Ibrahim Licit dhe djali i Xhemal Bushatit! Vdes qytetarja e pafajshme, rëndë bashkëshorti i saj! Gjendet 'Range Rover' i djegur me dy automatikë

SHKODËR-  Qyteti i Shkodrës u trondit pasditen e 30 tetorit 2024 nga një masakër në zonën e Dobraçit,që la pas tre të vrarë dhe 1 të plagosur rëndë.

Viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbeti: Hamza Lici, - vëllai i vogël i të fortit të Shkodrës, Ibrahim Lici - dhe Flutura Basha, një qytetare e pafajshme që po udhëtonte me bashkëshortin e saj me motor në momentin kur ndodhi atentati. 

Disa orë më vonë humbi jetën në spital dhe Arlind Bushati. Djali Xhemal Bushatit, - ish-kandidati i PD për kryebashkiak të qytetit të Shkodrës - që po udhëtonte me Hamza Licin në makinën Benz C- Class me targa kroate. Ndërsa në spital në gjëndje të rëndë është Bashkim Basha, bashkëshorti i Fatbadhës.

Atentati
Ka qenë ora 15:50, kur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, atentatorët, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me 2 automatikë në drejtim të Benzit me të cilin po udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, në dalje të Shkodrës. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket që atentatorët me një makinë tjetër i kanë ndjekur duke filluar ti qëllojnë me breshëri automatiku përgjatë 50 metrave në afërsi të rrethrrotullimit të ‘5 heronjve’.  Nga të shtënat makina ka humbur kontrollin dhe përplasi motorin ku udhëtonte çifti i bashkëshortëve, duke i marrë jetën Flutura Bashës, 66 vjeçe dhe plagosur rëndë bashkëshortin e saj, Bashkimin. Më pas Benzi përfundoi i përplasur me një mur rrethues. Nga pamjet e Report Tv duket që në këtë moment duhet të ketë pasur breshëri të shtënash, pasi këtu është i përqëndruar dhe numri më i madh i gëzhojave

28 gëzhoja, Arlindi u godit me plumb në kokë
28 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes. Nga plumbat e atentatorëve Hamza Lici ndërroi jetë në makinë, ndërsa Arlind Bushati kishte marrë një plumb në kokë duke ndërruar jetë 6 orë pas ngjarjes, në orën 22:00 në spitalin e Shkodrës.

Gjendet makina e djegur, e dy automatikë
Rreth orës 19:40 policia Shkodrës njoftoi se gjetii një automjet tip Land Rover tip i ri të shkrumbuar në zonën e Grudës së Re. Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarje.

Armët në makinën e Licit dhe Bushatit
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta). Bushati dyshohet se ka mundur të qëllojë me armën që ka pasur me vete pasi janë gjetur gëzhoja që përputhem ne armën e tij. Ndërsa Licit arma i është gjetur në këmbë. Arma e tretë u gjet në kroskot të makinës.

Shoqërohet Safet Bari
Dy grupe të forcave RENEA u nisën drejt Shkodrës. Ndërkohë grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen  e rrethanave, sigurimin e provave. Dhjetë persona janë shoqëruar mes tyre dhe Safet Bajri.

Atentati i paralajmëruar?
Policia ende nuk ka dhënë detaje se kush ishte shënjestra e këtij atentati, nëse ishte 23 vjeçari Hamza Lici apo Arlind Bushatin për të cilën ishte një ngjarje e paralajmëruar. Vetëm 3 javë më pare, Bushati denoncoi në policinë e Shkodrës se ishte kërcënuar me jetë në pedonalen e qytetit. Dy persona me motor janë afruar pranë tavolinës kanë nxjerr pistoletën por nuk e kanë qëlluar. Ai bëri denoncim në polici, por motivet nuk dihen dhe autorët nuk janë identifikuar. Bushati nuk ishte person me precedentë penal dhe punonte në bizneset e të atit.

Pista kryesore
Policia ende nuk ka rënë në gjurmë e autoreve te atentatit mafioz por pista e hetimit është e qartë: Hakmarrja!
Për grupin hetimor të dyshuarit kryesor janë anëtarët e grupit “Bajri” që jetojnë në Dobraç, pasi njihet hasmëria e tyre disa vjeçare me Licët. Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, cili u arrestua në Turqi por nuk u ekstradua. Nga Prokuroria e Shkodrës ai akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës. Emri i tij është përmendur dhe në dosjen famëkeqe "Metamorfoza", ku përgjimet e autoriteteve belge dhe franceze kanë zbuluar konfliktet e vazhdueshme mes Licëve, Bajrave dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Viktimat e atentatit në Shkodër 30 tetor 2024
Të vrarë
Hamza Lici - Vëllai i Ibrahim Licit - 23 vjeç
Flutura Basha - qytetare, po levizte me motor me burrin - 66 vjeçe
Arlind Bushati - Djali i Xhemal Bushatit - 32 vjeç - Vdiq pas disa orësh në spital
I plagosur rëndë 
Bashkim Basha - bashkëshorti i Fluturës - 67 vjeç

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Atentati në Shkodër/ Shoqërohen 10 persona, mes tyre Safet Bajri

 

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, mësohet se janë shoqëruar në polici 10 persona. Mes tyre raportohet të jetë shoqëruar edhe Safet Bajri.

Në Lagjen Dobraç mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit si dhe Arlind Bushati ndërroi jetë në spital disa orë më vonë.

Dyshohet se shkak i atentatit janë konfliktet e vjetra mes fisit Lici dhe Bajrave në Shkodër.

Ora 22:14
Detaje nga atentati i Shkodrës/ Bushati iu përgjigj atentatorëve, Licit pistoleta iu gjet te këmbët! Arma e tretë në kroskotin e mjetit 'Benz'

1730313131_shkoderaksident.jpg

Policia në vendngjarje dhe ekspertët gjatë hetimit

Nga hetimet e deritanishme dhe dinamika e atentatit të sotëm që ndodhi në Shkodër, me bilanc 3 të vrarë dhe 1 të plagosur, zbulohet se edhe viktima më e fundit, Arlind Bushati dyshohet se ka mundur të qëllojë me armën që ka pasur me vete.

Nga këqyrja e kryer prej grupit të ekspertëve, mësohet se janë gjetur gëzhoja që përputhem ne armën e tij, një nga 3 pistoletat e gjetura në mjetin “Benz”.

Hamza Licit arma i është gjetur te këmbët, ndërsa arma e tretë në kroskot të makinës. Atentatorët pasi kanë lëshuar breshëri plumbash, u arratisën me “Range Rover”, që e dogjën më tej në Grudë, bashkë me 2 armët automatike.

Policia tha se në mjetin e dy viktimave që udhëtonin së bashku, u gjetën 3 armë tip pistoletë.

Ora 22:02
Atentati në Shkodër/ Mori plumb në kokë, ndërron jetë në spital Arlind Bushati

1730305325_ARR.jpg

Ndërron jetë në spitalin e Shkodrës Arlind Bushati njëri prej të plagosurve rëndë në atentatin e sotëm në lagjen Dobraç.

Më parë ndërroi jetë në vendngjarje Hamza Lici i cili ishte në një makinë me Bushatin.

Besohet se shënjestra e atentatit ishin të dy personat, teksa viktimë tjetër e kësaj ngjarjeje ishte një kalimtare, ndërsa bashkëshorti i saj është i plagosur rëndë.

'Në vijim të  informacioneve të dhëna më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin  rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç,  ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, si pasojë e plagëve të marra edhe shtetasi Arlind Bushati, 32 vjeç.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen  e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.', njofton policia.

Ora 20:48
Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Report Tv siguron pamjet e Range Rover të djegur, dyshohet se u përdor për atentatin ndaj Hamza Licit, brenda u gjetën dy automatikë

 

Report Tv siguron pamje nga automjeti i djegur Range Rover që dyshohet se u përdor në atentatin e sotëm në lagjen Dobraç të Shkodrës ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe një kalimtare, dhe u plagos Arlind Bushati miku i Licit dhe bashkëshorti i kalimtares. 

Range nga pamjet duket që është bërë shkrumb e hi ndërsa policia njoftoi më herët se brenda saj u gjetën dy automatikë që dyshohet se janë përdorur në ngjarjen. Mjeti u gjet nga policia në zonën e Grudës së Re në Shkodër.

Ora 20:32
Atentati në Shkodër/ Policia: Në makinën e viktimës Hamza Lici u gjetën 3 armë zjarri pistoletë

Policia e Shkodrës njofton se në automjetin me të cilin udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati u gjetën 3 armë zjarri pistoletë.

Ndërkohë ashtu siç u raportua më herët, një automjet tip Land Rover u gjet i djegur plotësisht në Grudë e Re me 2 automatikë brenda që dyshohet se janë përdorur në ngjarje.

Sakaq, vijon puna hetimore. Hamza Lici mbeti i vrarë nga atentati në Dobraç, kurse Arlind Bushati u plagos në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

'Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).

Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve,  në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen  e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.'

Ora 20:06
Atentati në Shkodër/ RENEA ka hyrë në Dobraç, kontrolle edhe në zonën e Bajrave

Atentati ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe një kalimtare ka tronditur sot Shkodrën.

Dyshohet se ngjarja që pati dhe dy të plagosur ka lidhje me hasmëri të vjetra mes fiseve Lici dhe Bajri.

Sakaq, forcat RENEA po kryejnë kontrolle në mbrëmje në lagjen Dobraç ku ndodhi ngjarja sot që njihet edhe si zona e Bajrave.

Më herët u gjet një makinë Land Rover e djegur në Grudë e Re me dy automatikë brenda që dyshohet se janë përdorur në atentat.

Ora 19:45
Atentati në Shkodër/ U qëlllua me breshëri automatiku! Gjenden 28 gëzhoja në vendin e ngjarjes! Momenti kur ambulanca çon të plagosurit në spital (VIDEO)

Mbi 28 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes. Report Tv sjell videon nga vendi i ngjarjes ku ekspertët kanë evidentuar vendet ku janë gjetur gëzhojat.

Duket që ndjekja ka zgjatur për disa metra dhe plumbat kanë nisur nja 100 metra larg vendit ku makina pasi ka humbur kontrollin është përplasur me motorin ku udhëtonte çifti dhe më pas me murin rrethues të një banese.

Pikërisht në këtë vend gëzhojat janë edhe më të shumta tregues se makina ka ndaluar dhe kanë qëlluar me breshëri për të siguruar që personat që ndodheshin në makinë të vdisnin.

Policia e Shkodrës ka gjetur të djegur një automjet tip Land Rover model tip i ri në zonën e Grudës së Re. Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarje.

1730313131_shkoderaksident.jpg

Gezhojat ee gjetura 
Ora 19:35
Atentati në Shkodër/ Policia gjen një 'Land Rover' të djegur me dy automatikë brenda në zonën e Grudës së Re, dyshohet se janë përdorur në vendngjarje

Policia e Shkodrës ka gjetur një automjet tip Land Rover të djegur model tip i ri, në zonën e Grudës së Re.

Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë 2 persona.

Pasditen e sotme në lagjen Dobraç mbeti i vrarë nga një atentat Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati. Sakaq mbeti e vrarë një kalimtare dhe u plagos bashkëshorti i saj. Të dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë. 

Ora 19:31
Atentati në Shkodër/ Mbeti i vrarë nga një breshëri plumbash, Report Tv siguron FOTON e Hamza Licit

1730313016_hamzalici.jpg

Hamza Lici

Report Tv ka siguruar foton e Hamza Licit, njërit prej të vrarëve sot në atentatin e Shkodrës.

Hamza Lici është vëlla me Ibrahim Lici, që ndodhet në Turqi, i shpallur në kërkim nga shteti shqiptar për vrasjen e Endri Mustafës.

Ende nuk dihet shkaku i këtij atentati që i mori jetën Licit dhe një kalimtareje, por dyshohet për hakmarrje pas konflikteve në Shkodër mes fiseve Lici dhe Bajri.

Ora 18:41
Atentati në Shkodër/ Humbi jetën pasi u qëllua me plumb në kokë, si denoncoi Arlind Bushati dy javë me parë se u kërcënua me armë

Një grup hetimor po mbledh provat në vendin ku iu zu pritë makinës ku udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati pasditen e sotme në zonën e njohur si “Dobraç” në Shkodër. Mësohet se deri tani nga makina me të cilin udhëtonin autorët janë shkrehur dy armë. 28 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes. Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati Arlindi, mori një plumb në kokë dhe për pasojë humbi jetën në spital rreth 6 orë pas atentatit. 

Një nga pistat kryesore është e ajo e hakmarrjes ndërsa policia po punon për sekuestrimin e kamerave të sigurisë që kanë qenë të instaluara në atë zonë. Forcat RENEA kanë bllokuar rrugën nacionale që lidh Shkodrën me Hanin e Hotit dhe po kryejnë të gjitha verifikimet.

Makina Benz me targa franceze me të cilën po lëviznin Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonte nga dalja e zonës së Rusit në drejtim të 5 heronjve, që lidh me aksin nacional dhe Hani i Hotit, informoi gazetari Ergys Kavaja.

Dyshohet se atentatorët e kanë ndjekur me makinë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin. Pasi u janë afruar, ata kanë hapur zjarr. Mjeti ku po udhëtonin Lici dhe Bushati ka përplasur motorin e çiftit që kalonte rastësisht, e më pas është përplasur me një mur rrethues.

Kujtojmë se pak ditë më parë, më datën 10 tetor në mbrëmje, Arlind Bushati u kërcënua me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar në zonën e pedonales së Shkodrës, rreth orës 22:30, kur vendi aty përreth ishte i populluar. Bushati e denoncoi në polici këtë rast kërcënimi dhe ende nuk dihet se kush mund të kenë qenë personat që e kanë kërcënuar. Shtojmë këtu se Arlind Bushati është i biri i Xhemal Bushatit, ish kandidati i PD-së së Bashës për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 6 marsit të vitit 2022.

Ora 18:15
Atentati në Shkodër/ U gjet armë në makinën ku udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati
1730303941_shkoderekspertiza.png

Foto: Makina ku udhetonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentati në Dobraç të Shkodrës, ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha, ndërsa u plagos Arlind Bushati që ndodhej në makinë me Licin dhe Bashkim Basha, bashkëshorti i kalimtares, Flutura Basha.

Nga kontrolli në makinën ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, policia ka gjetur armë.

Ora 17:21
Atentati me 2 të vrarë e 2 të plagosur! Dy grupe RENEA nisen drejt Shkodrës! Çfarë di deri tani policia

Njoftimi i policisë së Shkodrës për atentatin në Shkodër

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz,  në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati

Si pasojë e të shtënave ka  humbur jetën shtetasi Hamza Lici  dhe është plagosur rëndë  shtetasi Arlind Bushati

Automjeti që udhëtonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi Bashkim Basha dhe bashkëshortja e tij shtetasja Flutura Basha,  ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja Flutura Basha  dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi Bashkim Basha.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.   

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një  grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e  Krimeve të Rënda

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në  ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e  autorëve.

Ora 17:18
Atentati në Shkodër me 2 të vrarë e 2 të plagosur/ Identifikohet çifti i bashkëshortëve

1730303941_shkoderekspertiza.png

Identifikohet çifti I bashkëshortëve që mbetën viktimë e atentatit të rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Dobraç.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt makinës me targa kroate ku udhëtonin Arlind Bushati dhe Hamza Lici.

Pas të shtënave automjeti ku lëvizinin Lici e Bushati kanë humbur kontrollin duke përplasur çiftin e bashkëshortëve të cilët udhëtonin me motor dhe me një mur rrethues të një banese.

Gruaja, Flutura Basha ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa është në gjëndje të rëndë për jetën në spitalin e Shkodrës bashkëshorti i saj Bashkim Basha.

Ora 17:02
Atentati në Shkodër me 2 të vdekur 2 të plagosur/ Gruaja e burri po lëviznin me motor, makina ku udhëtonte Lici e Bushati i përplasi

Detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur sot pasdite në Dobraç të Shkodrës. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt makinës me targa kroate ku udhëtonin Arlind Bushati dhe Hamza Lici.

Pas të shtënave automjeti ku lëvizinin Lici e Bushati kanë humbur kontrollin duke përplasur çiftin e bashkëshortëve të cilët udhëtonin me motor dhe me një mur rrethues të një banese.

Gruaja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa është në gjëndje të rëndë për jetën në spitalin e shkodrës

1730304111_motori.jpg

 

Foto: Atentati në Shkodër, motori me të cilin udhëtonte çifti i  bashkëshortëve

 

 

Ora 16:49
DETAJET/ Si ndodhi atentati në Shkodër, dy mjete zunë në pritë Hamza Licin

 

Dy automjete dyshohet se kanë zënë në pritë Hamza Licin, vëllanë e Ibrahim Licit, një personazh i njohur në botën e krimit.

Burimet thonë se mes dy grupeve pati shkëmbim zjarri, ndërsa Lici nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Lici ka qenë duke lëvizur me një mjet S Class me targa kroate.

Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë së Shkodrës.

Ora 16:44
Atentati në Shkodër, i plagosur rëndë djali i ish-kandidatit të PD për bashkinë! Pak ditë më parë denoncoi se u kërcënua me armë nga 2 persona në Pedonale

1730305325_ARR.jpg

Foto nga vendngjarja dhe Arlind Bushati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku deri më tani bilanci është me 2 të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë.

Mes të plagosurve është edhe Arlin Bushati, i biri i Xhemal Bushatit pjesë e grupit Basha që më zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, kandidoi për PD-në e Bashës për bashkinë e Shkodrës.

Arlind Bushati, 32 vjeç pak ditë më parë denoncoi në polici se është kërcënuar me armë zjarri në pedonalen e Shkodrës. 

Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 10 tetorit, ku sipas denoncimit të 32 vjeçarit në polici, dy persona të paidentifikuar i kanë drejtuar armën në afërsi të një lokali në pedonalen e Shkodrës.

Sot ndaj tij dhe ndaj viktimës Hamza Lici u qëllua me breshëri plumbash në lagjen Dobraç.

Ora 16:25
Atentati në Shkodër, dyshohet se viktimat i përkasin fisit Lici

1666876323_IBRAHIMLICI.jpg

Ibrahim Lici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Si pasojë e një shkëmbimi zjarri kanë mbetur të vrarë 2 persona, ndërsa 2 të tjerë janë në gjendje të rëndë. Sipas raportimeve të para dyshohet se të vrarët i përkasin fisit Lici në Shkodër.

Kujtojmë këtu Ibrahim Lici, i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës, dhe për konfliktin me fisin Bajri në Shkodër. Ibrahim Lici u arrestua në Turqi, në shkurt të këtij viti pas kërkesës së Interpol Tirana

Ora 16:02
Atentat me 2 të vrarë në Shkodër, Report Tv sjell pamjet! Viktima ende në tokë, policia e ambulanca në vendngjarje


Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja në Shkodër. Raportohet për një viktimë në zonën e Dobraçit.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lezha: 03/11/2024 11:42

    Turqit shesin basma Copa per kolltukt evrollotove e ervis martinatjt , beze , hynen garant me e majt ne shpi licin , e dihet kush e pruni ne shkoder . Mos harroni turqit...

    Përgjigju
  • lajme flash: 31/10/2024 13:13

    personi i trete qe ka ken ne makine ka ken Ibrahimi dhe asht i plagosun rand , mram kan kerku me dhuru gjak per te .

    Përgjigju
    • Lajmi: 31/10/2024 16:27

      Je gabim vlla ka ken bajrami

    • Iahfjdls’: 31/10/2024 15:15

      Ahahaha a ju jeni me te meta mendore mor shok

  • Dollari: 31/10/2024 12:37

    Niva sot ner tavolina se jane ba bashke caft isuft ivziku po se di per ke e kan ba planin

    Përgjigju
  • Luli: 31/10/2024 12:25

    Hajde Lul Kulla ta shofim burrnin. Del iher neper Rus.

    Përgjigju
    • Turi: 01/11/2024 03:56

      E Kam pa me a8 e blindume t zezen

    • Turi: 31/10/2024 12:52

      Ska lidhje luli me kte

    • Per lulin: 31/10/2024 12:36

      Mduket nuk jeton ne shkoder se luli del por puna asht kur del

  • Sefer Daja: 31/10/2024 09:30

    Ësht ajo shprehja e famshme: Boll me ken shkodran, se të tana i ban! Po siç duket, shkodrant e vërtet kan "vdek" me kohë! Asnji reagim qytetar, veç thashetheme portalesh, duke përfshirë emra kot e më kot, e duke i fryr zjarrit të hakmarrjes e gjakmarrjes! Pra kte bëjn " shkodrant" e sotëm! Trima bohen vetëm në stadium dhe pas tastierës së telefonit fatkeqsisht!!! Gjithsesi ngushëllime familjeve të viktimave! Zoti i dhont forc ta përballojn dhimbjen, e zemër të MADHE, të fillojn të mendojn për FALJE, se Shkodra nuk ka rini të tepërt ta humbi në honin e pafund të gjakmarrjes!!!

    Përgjigju
  • Turi: 31/10/2024 08:41

    Po pse nuk thojn djali i filanit po vëllai ifilanit

    Përgjigju
  • mark: 31/10/2024 07:22

    SHTETI DUHEY TE FORCOJE POLICINE E SHKODRES,,DURRESIT,,ELBASANIT E VLORES SI FILLIM, ME TREFISHIMIN E NUMRIT TE POLICEVE NE KETO QYTETE,,,DHE PO ASHTU TE TREFISHOHET NUMRI I REPARTIT RENEA,,,PSH N.Q.S.RENEA KA 100 VETA TE BEHEN 500 VETA,, KU 100 TE RTINE NE SHKODER,,,100 NE DURRES,,100 NE ELBASAN,,E 100 NE VLORE...DHE TE PAISET POLICIA ME MJETET ME MODERNE,,, ARME,,KAMERA, AUTOBLINDA,,TANKE DHE HELIKOPTERE....KRIMO DO PERBALLJE NGA SHTETI,,..DUKET QE KA BASHKEPUNIM TE KRIMIT ME POLICINE NE SHKODER,,,KETO FANILJE PROBLEMATIKE TE MBAHEN NE VEZHGIM NGA POLICIA,,,N.Q.S BEJNE DICKA TE ARRESTOHEN MENJEHERE ....DHE TE KENE DENIME TE RENDA...QE TE MOS I SHKOJE ME MENDJA TE TJEREVE TE BEJNE KRIME....SEPSE PO VRITEN DHE NJEREZ KOT KALIMTARE.POLICIA TE BEJE KONTROLLE TE BEFASISHME NE RRUGE,,KUSH KAPET ME ARME TE DENOHET 20-25 VJET BURG...BILES A KA MUNDESI QE TE KTHEHET DHE DENIMI ME VDEKJE......

    Përgjigju
    • Bimi: 31/10/2024 09:52

      Habitem per mend qe kan ca komentues. Ato qe do ikin jan te pa evitueshme jo polici e renea te kete me duzina edhe 5 kryeministra te ket nuk behet ky vend. Mjere ajo me motor edhe burri i saj. Te tjeret te shkojn andej nga kan dal. Keto e kan ne terezi nga disa komentr qe i njihnin ci duheshin armet ketyre edhe me.hasem edhe pa makine te blinduar. Hasmi nuk fle kurre. E gjeti momentin e beri ate qe beri. Un di te them popullsia u shperbe ne lagjen time ska me as djem as vajza vetem pleq. Banda aktive shkodra elbasani durresi edhe vlora. Tirona 1 ka. Policia nuk i di kush jan!? Nejse ne nuk kemi per te mbaruar kurre me keto lajme asnjeher. E bukura eshte se cdo gje po perkeqesphet cdo dit

  • Iris: 31/10/2024 01:10

    Thame se rame ne qetesi ca kohe,nuk po degjonim me per vrasje te tilla,por nuk ka qetesi.S.d.q me beri pershtypje pjesa e artikullit ku thuhet se RENEA hyri per kontrolle ne Dobrac qe njihet si /zone e Bajrave/! Ne Shqiperi mund te kete akoma /te forte/,si ne cdo vend te botes,por nuk mund te kete e nuk duhen lejuar me /zona te fortesh/! Duhet qe ne keto /zona/ te sundoje ligji i shtetit,jo ligjet e xhungles te /neandertaleve/ te lagjes.

    Përgjigju
    • per iris: 31/10/2024 08:04

      si gjithmone shqiptaret flasin ne emer te babes disa bartin edhe mbiemrin e se emes si tu interesoje prandaj jane popull i pafe as turkut nuk iu deshen gje dhe i la si fakir indie. Po nejse, punet e gjaqeve nuk mbyllen kurre me kaq dhe tani do keni mundesi te njihni edhe grupin tjeter e kemi peshqesh nga porta e larte para 28 nentorit

  • Shkodranja: 31/10/2024 00:48

    Po sokoli axha I tij dhe luli a e kan me ate fuqi qe kan pas, apo pa ibrahimin jan te mbarum? Mustafes tani edhe 2 djem i kan ngel vec ktina?

    Përgjigju
    • Per Elin: 31/10/2024 12:07

      Sokoli rrin me ambulance te dera se po e len zemra

    • Eli: 31/10/2024 09:46

      Mos i raft me vu pushken nkrah sokoli se per 24 ore shef vorret plot

    • Per komentusin: 31/10/2024 09:00

      Po mos ishte per keta qe permeni zotria ibrahimi nuk do ishte i till sot po le ca fol ti do kishin dal prej shqiprie, po ata te dobracit pse nuk dalin prej shpie, se ne shkoder nuk i shef kush

    • Per shkodranja: 31/10/2024 08:44

      Mas kishte qen ibrahimi kto qe permende ti e kishin leshuar shqiperin. Tashi e kan punen keq sepse ibrahimi eshte jasht loje (ne kerkim policor).

  • lleshi: 30/10/2024 23:07

    SHTETI fle gjume,,ose bashkepunon me kriminelet.....ndryshe nuk ka kuptim pse nuk kapet asnje autor,,,kamera kane,,bashkepunetore kane,,,deshmitar kane...

    Përgjigju
    • Per lleshin: 31/10/2024 09:46

      Deshmitar kane po asht safeti qe nuk i len gjalle deshmitart ba me fol

  • E te lumt: 30/10/2024 23:00

    Ca doje me pistolet ne dor me hamzan o arlind ? Me tan ato pasuni qe ke e ato qerana qe merr ? Bixhozi e malli te moren ne qaf . I shpetove ato te manifaturs e te atelies se i mbledhshe dit nat tan horat e shkodres aty

    Përgjigju
    • Per kureshtje: 31/10/2024 08:45

      Eh mor Vlla. Ca te ban fmija nuk të ban as perendia. gjithcka Ka, por Ka vujte per vagabondazh.

    • Kureshtja: 30/10/2024 23:24

      Kaq i pasur paska qene ky arlindi? Si ka mundësi i paska hy kesaj rruge me gjithë kto te mira qe paska pas.

  • Real: 30/10/2024 22:27

    Deshtim total i punes te policise se shtetit qe eshte e mbushur me bashkepuntore te krimit duke shitur kriminelet te bandat rivale dhe koleget e tyre. Nje SPZ moracak nga tepelena te zona ime sot ka Lokal, Volskwagen te 2015 dhe me nje motor Tmax. Mendoni ju qe mundet ti bleje keto qe duken me rrogen e SPZ? Kjo eshte policia e shtetit.

    Përgjigju
    • spz: 31/10/2024 06:50

      ti duhet te jesh ai spaciatori special te lokali

  • Tani: 30/10/2024 21:23

    Ky arlindi kumarxhi mallist mbledh pernat aty te rrugica posht shpis tan horat e mallistat e shkodres. Djal i keq ordiner me tan ato pasunina qe ka , merren me llumin e shkodres

    Përgjigju
  • D.b: 30/10/2024 20:33

    Arlind mar axh Ca tu desht Ty me i hi ktyne punve?

    Përgjigju
  • Policia e Krimit: 30/10/2024 20:28

    Policia shqiptare shiti Hamza Licin te grupi Bajri mbasi kaloj doganen shqiptare duke u kthyer nga Mali i Zi sot, detaj qe mediat shqiptare nuk e pasqyrojne

    Përgjigju
    • izmir legeni: 30/10/2024 23:47

      mos i jepni vlera atij morracak , se edhe safeti shpejt boll tapo e qet jasht

    • shko: 30/10/2024 21:44

      edhe e gehte ti se e bani ky sot ? hajde rryp hajde

    • Shkodr: 30/10/2024 21:39

      Ka lidhje se asht vrases dhe ushtari i betum i safetit Ky bani atentatin para 2 javsh arlindit

    • per policin: 30/10/2024 21:33

      po cpun ka mor vella izmiri ne kte mes mos folni pa lidhje

    • Policia: 30/10/2024 21:24

      Sot policia tregoj qe eshte 1 me banden e safetit shiten hamzan te izmir sakica

  • Bushati: 30/10/2024 20:24

    Kto tipat erdhe me vra ne bushat e iken me breke nar kam e polict nuk i kapen e sot bajten vrasjen tjeter e prap spo kapen aleanca e martinajve me lict ka me kene e ashper deri nvit tri do kete rezultatet e para

    Përgjigju
  • Eri: 30/10/2024 20:22

    Kurioz jam a ka me dal ai baba ibrahimit me majt konferenc per mediat

    Përgjigju
    • Per Erin: 30/10/2024 20:34

      Kur doli baba i Ibrahimit para 3 vitesh dhe tha qe vrasjet i ban krimi ne bashkepunim me policin te gjithe qeshet, mbasi dolen pergjimet ku shefa krimesh, prokurora dhe police ne shkoder bashkepunonin me Bajrat me vra Ibrahimin Lici apo me e fut ne burg pa prova asnji nuk doli me thane paska thane te vertete Mustafa Lici.

  • Loni: 30/10/2024 20:00

    Mendova se do ishin pushim por Jo. Vlora eshte aktive elbasani durresi edhe shkodra. Nga bandat me famekeqe. Tirona lale nje ka edhe ai sben ze por ruhet. Joi kapem kriminelet jk I mbyllem. Mjer kalimtaret e shkret. Nejse mendova mos I kishin vrare killeret por I paskan shtypur me makine viktima akoma me keq.. pu pu ku u katandisem...

    Përgjigju
  • pppaazz: 30/10/2024 19:47

    Izmir Sakica dhe Samuel Troshani gjumin prej dites se sotme nuk e bani rehat, e din tan Shkodra kush ka qëllu sot ‘’perveç’’ policisë.

    Përgjigju
    • Per legenin: 31/10/2024 12:18

      Pse ja rritni vesht izmirit i legen rrugash nuk asht per kto muhabete

    • Kiras: 30/10/2024 21:31

      Izmiri flen ner ferra se asht i drogum e man safeti me lek po shkoni vritni se n konisariat i keni bashke me enverin

  • Shqiptari: 30/10/2024 19:47

    Mendohuni dy here po vendoset te qendroni ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • ccc: 30/10/2024 19:33

    Ngjarje e rende qe paralajmeron te tjera, per fat te keq. Me dhimset Shkodra, nuk po bie rehat.

    Përgjigju
  • Braqja: 30/10/2024 19:16

    Tashi pres izmirin a thu flen sonte Kujdes djalin nryje mren lufta ka fillu me fmi

    Përgjigju
    • Spaku: 30/10/2024 19:39

      Mos lajm pa permen ed sakicen se ky kopili samueli ska bab vec i nane kurv e motren qe ja q* safeti

    • Safo: 30/10/2024 19:38

      Per at pune tash filloj lufta ner shok dhe ner fmi Futne n list izmirin me samuelin se aty i djeg safetit

    • O braq: 30/10/2024 19:35

      Kush asht izmiri. Qa lidhje ka

  • Kiras: 30/10/2024 19:12

    Safet kujdes shume shpejt bahet harta per ty

    Përgjigju
  • hamzaja: 30/10/2024 18:56

    ibrahim sa takova axh bardhin tban te fala jena mire ktu vlla hajde se te presim me kallash tpar ishalla edhe ti se me more nqaf mor b.k

    Përgjigju
    • Dobraci 2: 30/10/2024 19:27

      Safeti me izmirin dhe samuelin kan dor tek kjo

    • hamzaja: 30/10/2024 19:23

      po ma a she sa ne paranoja jena kaloni prap ktej ???????? tedh e ka rradhen muhamedi

    • Besprema Dobraçit: 30/10/2024 19:22

      Bespremat e Dobraçit tu ju shku njerzve me i pi kafe masi i kane vra

    • Dobraci: 30/10/2024 19:07

      He dobraci kalut paronja tash me ket gabim qe keni ba do t vuj fmit e juj jo ju Pergati djalin izmir sakica

  • Durresi: 30/10/2024 18:53

    Mbyllen kto komente o admina se u be si joq vetem tu sjell vrer kudo per cdo gje ne komente

    Përgjigju
  • Spak: 30/10/2024 18:49

    Me siguri para nji mujit, Arlind Bushatin e kane kercenu qe me nxjerr ne pritë Hamzan, edhe sot si duket u realizu si plan por goditen edhe Arlindin. Ne pergjimet e Spak dalin shpesh biseda te Asmerit me Beharin ku flitet: ‘’Jena duke u mundu qe dikush te ne nxjerrin ne prite vllain e vogel te Ibrahimit’’

    Përgjigju
    • Spaku: 30/10/2024 19:36

      Ça ka ba ka gjet Hamzai

    • Spak: 30/10/2024 19:19

      A din me lexu thashe se Behari me Asmerin e kane pas ne plan prej kohesh me e nxjerr ne prite Hamzan sipas pergjimeve se kane dal, nuk thashe qe ka qellu Asmeri se e dim qe asht ne burg

    • O SPAKU: 30/10/2024 19:11

      Asmeri asht ne burg mor njish apo edhe kyt doni me ja faturu atij

  • Shkodra: 30/10/2024 18:22

    Po me ben shum pershtypjes si ka mundesi hamza me arlindin te pa armatos dhe pa makin te blinduar mes dites ne lagjen e kundershtareve, mua me duket si tradhti

    Përgjigju
    • Kiras: 02/11/2024 22:36

      @kiras Gentjano e qujn

    • @kiras: 30/10/2024 22:28

      Si e ka emrin ky cuni na vlora?

    • Per mu: 30/10/2024 21:52

      Ca flet pa lidhje i treti ka ardh me ba dam nshkoder ka ardh me porosi por i kane shit

    • Per ju: 30/10/2024 21:51

      I treti ka ken heksi i ngjarjes

    • Kiras: 30/10/2024 21:38

      @Pupu i treti asht i çun nga Çolja e Vlorës shoku i Braçes, ka ardh mramë prapë në Kiras me qëndru për ca ditë, kad dash me ba dam bashkë me Hamzain po ja banën damin më para kundërshtarët, se ka qenë edhe herë tjera ka nejt për kohë të gjatë në Kiras ky Vlonjati e njeh tan Kirasi.

    • Pupu: 30/10/2024 21:23

      Jane gjet 3 pistoleta ne benz...nje e ka pas i vdekuri, nje e ka pas i plagosuri dhe 1 ai qe ka ik vrap.....Kush asht i treti?! Hahahahah

  • Ani: 30/10/2024 18:18

    Ka me e djeg dobracin me ca ka mbrenda bracja tesh, do jet terbu krejt bisha

    Përgjigju
  • Krimi PS: 30/10/2024 18:12

    Partia Socialiste ne sherbim te Bajrave dhe Pellumb Gjokes, çfarë turpit dojne me e mbajte pushtetin me dhunë para zgjedhjeve. Ku asht prokurori Dumani ??????

    Përgjigju
  • AltinTop: 30/10/2024 18:10

    Shqiperia eshte e kaput peng nga politika dhe banadat e saj.

    Përgjigju
  • Rusi: 30/10/2024 18:01

    Djal ma te keq se ket arlindin ska . Familje e madhe bushatlish marrin 20 milion ne muj vec qerana dyqanesh e merret me tan rohat e shkodres tu ju shit mall . Si nuk ta futen plum kres po se ke te gjat jo

    Përgjigju
    • Caca: 30/10/2024 18:09

      Po si ate ke tan djemt e biznesmenve e politikajve nshkoder. Tan kumargji e drogagji

  • Tusha: 30/10/2024 17:59

    Po ky djali kanditatit ca pat?

    Përgjigju
    • O tush: 30/10/2024 18:12

      Ky djali kandidatit don me ba si i fort merret me tan ordinerat e horat e shkodres , i shpetoj atentatit ne mes pedonales u blloku arma . Mbase e gjen ket rradh ne min shtes asht , dhe po shpetoj se ka te gjat

  • Gori: 30/10/2024 17:57

    Si kan vrar bajrat as hasmit i ka vrar politika e ketyre ndyrsirve saimir tahiri ,agron kulici edi rama daöi berisha qe i perkrshi. Keta plera me blinda me tendera me polici te gjith e dim cfar ndodh neper qygete si vlora fieri durrsi elbasani shkodra jan njerzit peng e pöitikes se rames per 10 vota te qelbta qe i japin bajrat kam par nje sken ne vlore gjith policia kish rethuar blindin te kali i trojes ata shanin policin nga brenda u nxirnin armet ben nje telefonat iku policia me dru ne b,,th

    Përgjigju
  • Ops: 30/10/2024 17:57

    Shtet i Rilindjes

    Përgjigju
  • Shkodra: 30/10/2024 17:48

    Eh mor hamza te kena than qe nuk je per me ba vrasje si ke ngja vellas . Deshtove me vra ad bajrin , doshtove me e vra para nji mujit ne pedonale bushatin , e as sot nuk mujte me e vra po te vran

    Përgjigju
    • Shkodra 3: 30/10/2024 18:12

      Hamzau iku i her prit tjetrin ti se na spo merzitna

    • Shkoder 2: 30/10/2024 18:01

      Mos u merzit se ka njerez mbrapa hamzai

  • Besa e Shqiptarit: 30/10/2024 17:39

    Mos u lodh vlla me shume mundesi do te vijne ne varrim se keshtu jane maloket besprema e pa burreri

    Përgjigju
    • Jari: 30/10/2024 17:54

      Ti duhet te jesh ndonje tiger tastier qe I shan malsoret pa emer

  • Beni: 30/10/2024 17:36

    Me vjen keq per ata te pafajshmit me motor zkurse jeta te tjeret kane punen e tyre ti shohin hajrin

    Përgjigju
  • Bajrat: 30/10/2024 17:23

    Partia po pastron opoziten dhe familja intelektuale e Bajrave e drejtuar nga Pellum Gjoka, Tom Doshi e Edi Rama prape ne krye te detyres.

    Përgjigju
  • Mldp: 30/10/2024 17:22

    E çuditshme ça ka dasht Hamzaja në Dobraç ne ditën për diell, pa makinë të blinduar dhe në zonen e Bajrave. E pa logjikshme.

    Përgjigju
  • cim peka: 30/10/2024 17:20

    mos u merzit mos u merzit se kshu e ka jeta

    Përgjigju
  • Linda: 30/10/2024 17:20

    Gazmend Bardha po flet si percart se me keto qe thua i bije qe e keni bere ju per te akuzuar Ramen! O debil po per atentatet qe bejn rivalet shqiptare ne cdo cep te Italis e te Greqis prap Rama e ka fajin???

    Përgjigju
  • ylli: 30/10/2024 17:01

    kush e vrau licin,,,mos jane bajrat....mos eshte PS MBAS KETYRE VRASJEVE,,,SE KANE HALLIN E ZGJEDHJEVE....

    Përgjigju
  • Bisha: 30/10/2024 17:00

    Dihet autori, ai qe ishte te blindi ne ranz para 2 mujsh

    Përgjigju
    • Bish: 30/10/2024 17:45

      Mos ha mut kot

    • Arlind: 30/10/2024 17:26

      keshtu eshte kur nuk e di kush te drejtoi armen ne kafe

  • Gazi: 30/10/2024 16:58

    O Gaz trapi. Je bo qesharak. Pse e politizon fatkeqsinë e të tjerëve. Kështu do e mundni Ramën ju!!??. Jeni bo për të qarë o trapa.

    Përgjigju
  • cim zyma: 30/10/2024 16:49

    Tash ka fillu lufta

    Përgjigju
    • per cimin: 30/10/2024 18:37

      ky asht fillimi i fundit

    • emir: 30/10/2024 17:01

      lufta ka 15 vjet qe ka fillu.

  • Tito: 30/10/2024 16:32

    Nese s'ka te pafajshem atehere eshte nje lajm i mire.

    Përgjigju
    • Rina: 30/10/2024 17:11

      Si ska te pafajshem 2 jan kalimtar te rastit te pafajshem, bandat e partive politike jane autoret, populli duhet te cohet ne protest per drejtsi e mirqenie dhe jo te protestoje per kasapat e popullit meta berisha rama etj ..

  • Alb: 30/10/2024 16:24

    Kjo ashte demokracija

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë