Policia e Fierit ka çmontuar dhe sekuestruar 20 kamera sigurie në Fier dhe Lushnjë të vendosura nga grupe kriminale në kundërshtim me ligjin me qëllim vëzhgimin e efektivëve të policisë.
Nga këto kamera ‘spiune’, 5 prej tyre ishin vendosur në qytetin e Fierit dhe 15 të tjera në qytetin e Lushnjës. 5 persona janë vënë nën hetim për kamerat e sekuestruara.
Në Fier, 5 kamera sigurie u çmontuan në lagjet “8 shkurti” dhe “Liri” dhe u vunë nën hetim dy persona, A.B dhe K.K.
Ndërsa në Lushnjë u çmontuan dhe sekuestruan 15 kamera sigurie të vendosura në lagjet "18 Tetori" dhe "Loni Dhamo", për të cilat u vunë nën hetim tre persona, K. T., S. T. dhe K. A.
Deri tani, në kuadër të operacionit ‘Fije’, policia ka çmontuar 181 kamera në 5 qarqe, më konkretisht 59 në Shkodër, 47 në Durrës, 16 në Vlorë 39 në Korçë dhe së fundmi 20 në Fier. Kamerat ishin të instaluara në shtylla elektrike, në zona që konsiderohen si shumë të frekuentuara nga qytetarët. Të gjitha kamerat e çmontuara dyshohet të jenë të lidhura me aparate celulare dhe komandimi i tyre të bëhet përmes internetit, edhe nga jashtë shtetit, dyshohet në Gjermani.
Këto kamera ishin “sytë” e njerëzve të krimit për të monitoruar lëvizjet e policisë. Operacioni nisi fillimisht në kryeqendrën e veriut, Shkodër, ku kamerat ishin vendosur në lagjet e fiseve Lici dhe Bajri. Po ashtu edhe në Shijak ishin vendosur nga anëtarë të bandës së Avdyljave dhe konkretisht u vunë në hetim Albert Muharremin vëllai i Rrumit të Shijakut, Xhulio Vora, Astrit Balliu (Avdyli), Jasin Kala (Avdyli), Altin Avdyli dhe Sajmir Gjepali.
B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të financuesit të laboratorit të kokainës në Frakull! Dhjetëra apartamente në Tiranë e Durrës (EMRI+LISTA)
27 Nëntor, 10:46
-
Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës
26 Nëntor, 13:48
-
E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë i pallatit, ndërron jetë
26 Nëntor, 13:06
-
Fier/ Një grua gjendet e plagosur rëndë anash rrugës, vdes më pas në spital! Dyshohet se u aksidentua nga një mjet, hetime për drejtuesin
25 Nëntor, 19:10
-
Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh
24 Nëntor, 19:34
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
-
Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh
24 Nëntor, 10:39
-
Erion Braçe 'përplaset' me komentuesin: O hajvan, nuk ka urë të gatshme, po e ndërtojmë
23 Nëntor, 12:11
-
Moti i keq në Fier/ Disa fshatra pa energji elektrike
22 Nëntor, 18:51
-
Moti i keq në Lushnjë/ Rrugët kryesore në pushtetin e ujit! Ndërprerje e energjisë elektrike në qytet dhe zona rurale (VIDEO)
22 Nëntor, 18:29
-
Komedia ‘Ëndërr në papafingo’ në skenën e Teatrit të Fierit! Regjisori Leka Bungo: Trajton familjen socialiste në vitet ‘70
22 Nëntor, 18:12
-
Masat pas vrasjes së Martinit, shqiptarët në shumicë dërrmuese pro mbylljes së TikTok e Snapchat! Fieri nis blerjen e kamerave për kopshtet e shkollat
22 Nëntor, 17:00
Po kamerat e lal Qazes,lal Kamerit,lal Suelit,lal Ardianit,lal Talos kur do I hiqni ker bab apo jan cunat e partis?
Përgjigju/TIRONA/,pjesa e dyte e komentit tuaj eshte shume interesante.Policia duhet te kontrolloje per kamera te paligjshme dhe portet,apo bizneset nga vjen mall nga zona droge si Amerika latine,jo vetem rruget.
PërgjigjuPse duhet te cmontohen kamerat........,,,!,,,,,gabim shum i madhe , Shtetezohen te gjitha kudo,dhe vihen ne sherbim te Policis e keshtu ne sherbim mbrojtes te qytetarit. Cmontim Sot....do te thot te mbyllim njerein sy ndaj krimit.
PërgjigjuRuhen nga permbaruesit shoket e vet se sa per policine nuk e .... fare.
PërgjigjuEdhe dicka tjeter. Po krimi po ashtu mund te perdori kamera te instaluara ne nje biznes te ligjshem. Gjoja per siguri po per qellimin e monitorimit te grupeve rivale dhe policise. Pra ne vetvete kjo heqja e kamerave eshte pa ndonje rezultat domethenes. Policia duhet te gjej kush po I perdor keto kamera. Heqja eshte kollaj ne fund te fundit.
PërgjigjuSyte e krimit dakort. Po a eshte ndaluar njeri valle? Lajm I bujshem pa pike rrezultati. Se kush grup, se qysh, se tek nuk thuhet fare. Vetem qe dihet se perdoren nga grupet kriminale dhe kaq. Kete konstatim e di edhe nje femije. Heqja e kamerava mund te behet edhe nga nje teknik I thjeshte. Po policia ? Po, policia ben edhe konstatimin e thjeshte prej nje femije dhe punen e nje elektricistit. Gje tjeter kjo polici nuk po di te bej. Bravo , kjo po qe eshte goditje e rende ndaj krimit.
PërgjigjuPo ne Tirane sa kamera ka? Nja 300 po njehere po policia nuk I ka pare akoma.
Përgjigju