Në kuadër të Ditës së Europës, dhe me qëllimimin e njohjes së fëmijëve me ushqimin e shëndetshëm, produket bio dhe gatimet e thjeshta, , Qëndra Kulturore Kombëtare e Fëmijeve, (Teatri i Kukullave) dhe Food Revolution Albania, do te organizojnë kete te enjte mbrëmjen, "Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë" në Teatrin e Kukullave.
QKK sqaron në një njoftim për shtyp se kjo mbrëmje është kushtuar tërësisht ushqimit, festës, argëtimit dhe historisë së kulinarisë në botën e fëmijëve.
Gjithçka vjen në një shfaqje të bukur dhe plot ngjyra interpretuar nga fëmijë dhe masterchefat shqiptarë dhe të huaj.
Mbrëmja do të fillojë me shfaqjen teatrale "Domatja Kërcimtare" shkruar nga Rovena Rrozhani me regji nga Aurora Qazimi. Në skenë do të ngjiten fëmijët të cilët do të interpretojnë fruta e perime duke ofruar argëtim përmes lojës së aktorëve të vegjël, por edhe duke dhënë informacione mbi vlerat dhe historinë e këtyre ushqimeve.
Në shfaqje do të jenë të pranishëm edhe Masterchef-a shqiptarë e të huaj, Orana Sinani, Francisco Arrola,, Emre Aslan, të cilët do të tregojnë disa receta. E gjithë shfaqja do të përqendrohet në një ndërthurje të informacionit edhe në rrafshin historik apo kulinar duke u shtrirë edhe në tradita të shteteve europiane.
Në përfundim të spektaklit fëmijët do të mësojnë rreth ushqimit të shëndetshëm dhe të sigurisë, prodhimeve shqiptare por edhe mënyrës sesi nëpërmjet traditave dhe kulinarisë njerëzit nga të gjithë vendet gjenden bashkë falë ushqimit.
Spektakli do të vijojë me përgatitjen e ushqimeve të freskëta dhe të shëndetshme, lëngje frutash e perimesh për t'u shijuar nga fëmijët. Disa nga fëmijët, së bashku me masterchef-at, do të gatuajnë për bashkëmoshatarët e tyre. Një pjesë e mirë e fëmijëve do të provojnë shije të reja dhe në këtë mënyrë jo vetëm të argëtohen por të mësojnë të zgjedhin ushqime dhe gatime të shëndetshme, nëpërmjet argëtimit dhe lojës.
Gjatë mbrëmjes masterchef-at dhe organizatorët do të shpërndajnë kapelet e Chef-ave si një kujtim simbolik nga aktiviteti, por mbi të gjitha për të mbajtur mend që "Mendja e shëndoshë do një trup të shëndoshë".
/atsh/
/Shqiptarja.com