Ministria e Arsimit përmes një njoftimi për shtyp tha se bëhet fjalë për një rast të izoluar të mësueses së një shkolle në Durrës e cila jua kishte sugjeruar këtë libër jashtëshkollor nxënësve të saj. Ministria nuk bën të ditur emrin e mësueses apo të shkollës ku ajo ushtron profesionin.
“Për Ministrinë e Arsimit, angazhimi në përmirësimin e cilësisë së dijes dhe të formimit të personalitet të fëmijeve shqiptar është një detyrim dhe parakusht për zhvillimin e vendit dhe të ardhmen e brezave të rinj. Në këtë kuadër, ftojmë të gjithë opinionin publik dhe prindërit të denoncojnë çdo rast të tillë papërgjegjshmërie dhe joprofesionalizmi”, thuhet në njoftim.
Të shumta kanë qenë denoncimet për përmbajtjen e teksteve shkollore me të cilët mësojnë fëmijët në Shqipëri. Vetë prindërit të cilët bëhen “mësuesit në shtëpi” të fëmijëve të tyre, kanë denoncuar gafa pafund në tekstet shkollore.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)