Tensionet në veri, Kurti për ‘The Guradian’: Heqja e barrikadave mund të shkaktojë viktima, por ne s’do ta lejojmë shkeljen e ligjit të Kosovës

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për ‘The Guradian’ lidhur me tensionet në veri. Prej 11 ditësh, serbët kanë vendosur barrikadat dhe veriu ende nuk është liruar, por Kurti thotë se heqja e tyre mund të shkaktojë viktima. Kurti thekson se nuk do ta lejojnë shkeljen e ligjit të Kosovës dhe se kjo situatë duhet të përfundojë sa më shpejt.

“Shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat,” tha ai. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t'u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative. Megjithatë, ne nuk mund ta lejojmë përgjithmonë këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë. BE-SHBA të gjitha pajtohen që barrikadat duhet të hiqen. Por ata janë gjithashtu të shqetësuar se si kjo mund të përdoret dhe abuzohet nga Beogradi.

Mendoj se shqetësimi i partnerëve dhe miqve tanë perëndimorë janë lidhjet e Beogradit me Moskën. Nuk e dimë se si mund të vihen në funksion në rast të rritjes së tensioneve, drejt përshkallëzimit në veri.

Unë mendoj se shqetësimi i tyre kryesor është pikërisht ky: tani që Rusia u plagos rëndë në Ukrainë pas pushtimit dhe agresionit të saj, ata kanë interes për përhapje. Ata kanë interes të transferojnë përpjekjet e tyre luftënxitëse në Ballkan, ku kanë një klient që është në Beograd.”


Lajmi kryesor:

Tensionet në veri të Kosovës, hidhet mjet shpërthyes afër makinës së policisë! EULEX: Po qarkullojnë individë me armë dhe të maskuar


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!