Tensionet Rusi-Ukrainë, eksperti për çështjet e sigurisë: Konflikti do jetë ekonomik, jo në llogore! Moska kryen luftë nervash, kërkon ta fitojë betejën në tavolinë përmes kërcënimeve

Tensionet Ukrainë-Rusi janë në një pikë kulmore, ndërsa SHBA dhe vendet perëndimore kanë dhënë alarm in se pushtimi rus do të ndodh të mërkurën. Po a do të ketë vërtetë luftë më 16 shkurt? Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla në një intervistë për '5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, tha se nuk do të ketë luftë, por e gjitha do të jetë një "luftë nervash propagandistike" dhe kërcënimesh që Rusia të fitojë betejën e saj në tavolinë.

"Është luftë nervash, nuk mendoj se të mërkurën do të nis një luftë, nuk ka luftë të mërkurën, mund të ketë më vonë. Lufta e parë që po bëhet është propagandistike, për aq kohë sa diplomacia shkon dhe vjen nëpër kryeqytete dhe palët flasin nuk ka luftë. Nuk mendojë se Putin do nis luftën por do bëjë atë që ka bërë deri tani të shantazhojë dobësitë e perëndimit në një territor si Ukraina kur e di që ka ndikim të fortë. Putini i duhen marrëveshjet dhe jo lufta dhe do vijojë me kërcënimet", tha Kulla.

Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla tha se në fakt e gjithë kjo luftë është ekonomike dhe se Rusia kërkon që të rrisë rolin e tij ndërkombëtar dhe për këtë shfrytëzon dobësitë e vendeve perëndimore. Sipas ekspertit nëse Rusi pushton Ukrainë, gjysma e qeverive në BE rrëzohen për shkak të krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve të hidrokarbureve, ku Rusia ka 'pushtetin'.

"Edhe nëse do të ketë nuk do të jetë në llogore, lufta është ekonomike. Nëse Rusia dhe Ukraina hyn në luftë gjyma e qeverive të BE bien brenda dy ditësh vetëm në lidhje me krizën ekonomike që do të shkaktohet që nga kriza e naftës, gazit dhe çmimet e hidrokarbureve të tjera. Kjo është edhe fuqi shantazhuese e Rusisë ndaj pjesës tjetër. Këtu nuk bëhet fjalë për fatin e Ukrainës por për NATO-n dhe zgjerimin e saj. Nuk mendoj se Rusisë i intereson një luftë, atë luftë e fiton lehtësisht në terren, por i intereson të marr fitoren ne tavolinë dhe të rrisë rolin e saj ndërkombëtar", tha Kulla.

Lidhur me rolin e Shqipërisë në këtë konflikt me pjesëmarrjen e saj në Këshillin e Sigurimit, Kulla tha se është modest, pasi vetë ky këshill ka dalë nga funksioni.

"Rol modest, Këshilli i Sigurimit ka dalë nga funksion që nga bombardimi i Serbisë në '99 dhe Irakut e gjithë konfliktet e lindjes së mesme, një nga debate në OKB është reforma e këshillit të sigurimit, pjesëmarrja ka rolin e vetë historik për vendin, por një rol modest për marrëdhëniet ne botë", tha Kulla.

Më shumë se një duzinë vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA, u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina mes paralajmërimeve për një pushtim "të afërt" nga Rusia. Kjo e fundit mohon planet për të pushtuar, pavarësisht se ka grumbulluar 100,000 ushtarë në kufijtë e Ukrainës. Pavarësisht tensioneve dhe kërcënimeve nga ana e Moskës, duket se kjo nuk e ka penguar presidentin e Ukrainës të shprehë hapur se vendi do të vazhdojë me kërkesat për të qenë pjesë e NATO-s.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)