Teqeja e Turanit Tepelenë legalizohet në Ditën e Sulltan Novruzit

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame, ka zgjedhur ditën e festës së Novruzit për të dorëzuar legalizimin e një prej objekteve më të rëndësishme të Kultit Bektashian në Jug, atë të Teqesë së Turanit pranë Tepelenës.

Leja e Legalizimit ju dorëzua dervish Mikel Onjesë që shërben në Teqenë e Turanit.

Lame theksoi se është çështje dinjiteti për veten dhe për vendin që të vendosim në binarët e ligjshmërisë objektet e kultit, paralelisht me gjithë objektet e tjera.

Të dhëna rreth legalizimit të objekteve të kultit

Objektet e kultit të ndërtuara pa leje nga bashkësi të ndryshme fetare, si ne pronë të tyre ashtu dhe në truall pronësi shtet apo të të tretëve, janë objekt i ligjit 9482 datë 03.04.2006, “Për legalizimin e ndërtimeve pa leje”.

Në afatin kohor 2006-2015, pranë drejtorive rajonale të ALUIZNI-t, janë deklaruar nga bashkësitë fetare një numër i konsiderueshëm objekte pa leje (kisha, katedrale, xhami, teqe, myftini, kambanore, tyrbe, misione, manastire, medrese, etj).

Gjatë periudhës 2006-2018 kanë përfunduar procedurat administrative në dhënien e lejeve për 454 objekte. Në periudhen 2006-2013, janë pajisur me leje 18 objekte kulti, ndërsa në periudhën kohore 2014-2018 janë pajisur me leje legalizimi 436 objekte kulti.

Nga të cilat:

58 objekte të legalizuara për Kishën Katolike;

69 objekte të legalizuara për Kishën Orthodokse;

230 objekte të legalizuara për Komunitetin Mysliman;

64 objekte të legalizuara për Komunitetin Teqe/Qyrbe;

33 objekte të legalizuara për Shoqata/misione, etj;

Aktualisht janë në proçes legalizimi 18 objekte kulti.

Nga drejtoritë e ALUIZNI-t në qarqe, po shihen me përparësi trajtimi i kërkesave të bashkësive fetare për përshpejtimin e procedurave të legalizimit, gjithashtu ato kanë kërkuar edhe bashkëpunim me përfaqesues të komunitetetve fetare, me qëllim përfundimin sa më të shpejtë të këtyre procedurave.

ALUIZNI i ka kushtuar vëmendje të vecantë çdo objekti informal të deklaruar si objekt kulti dhe i paregjistruar në bashkësinë përkatëse fetare. ALUIZNI i ka kërkuar konfirmim për legalizim komunitetit fetar të cilit i përket objekti, përpara se t’i nënshtrohet procedurave të kritereve të kualifikimit për legalizim, me qëllim kontrollin dhe shmangjen e çdo lloj veprimtarie ekstremiste të ushtruar në këto objekte.

Nga ana tjetër, është edhe problematika e objekteve pa leje të cilët janë ngritur në troje të bashkësive fetare, dhe janë pajisur me leje legalizimi. Në këto raste ALUIZNI ka vepruar me kujdes, duke marrë masa për kompesim të menjëhershëm të këtyre trojeve, me çmimin e vlerës së tregut.

Në mënyrë të detajuar, në favor të:

– Kishës katolike, është kryer kompesimi në vlerë të 2219 m2 siperfaqe truall të zënë nga ndertimi i objekteve pa leje

– Kishës Orthodokse, është kryer kompesimi i 695 m2 siperfaqe truall të zënë nga ndertimi i objekteve pa leje

– Komunitetit Mysliman Shqipëtar, është kryer kompesimi i 4842 m2 siperfaqe truall të zënë nga ndertimi i objekteve pa leje

– Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, është kryer kompesimi i 6404 m2 siperfaqe truall të zënë nga ndertimi i objekteve pa leje.

Në kuadër të bashkëpunimit me Komitetin Shqiptar të Kulteve, Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t është e hapur për çdo lloj shkëmbimi informacioni dhe koordinimi, për ecurine e procesit të legalizimit të objekteve te kultit.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë