Pas dështimit për t’u kualifikuar për në Champions League, Milani ka shkarkuar gjithë zinxhirin komandues teknik të klubit.
Presidenti Gerry Cardinale ka vendosur të bëjë revolucion të plotë te Milani pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm. Pronari i klubit kuqezi ka marrë vendimin drastik për të ndryshuar drejtimin sportiv dhe teknik të skuadrës, duke shkarkuar trajnerin Massimiliano Allegri, drejtorin sportiv Igli Tare, drejtuesin ekzekutiv Giorgio Furlani dhe drejtorin teknik Geoffrey Moncada.
Në komunikatën zyrtare të publikuar nga klubi thuhet se objektivi kryesor i sezonit ishte rikthimi në Champions League dhe ndërtimi i një skuadre konkurruese për titullin në Serie A. Sipas drejtuesve, Milani qëndroi për një pjesë të mirë të sezonit në dy vendet e para të renditjes dhe kishte shanse reale për të luftuar për trofeun, por fundi negativ i kampionatit dhe humbja e fundit e kthyen sezonin në një dështim të qartë.
“Është koha për ndryshim dhe një riorganizim të thellë të sektorit sportiv të klubit”, thuhet në deklaratë, ku konfirmohet largimi i menjëhershëm i administratorit Giorgio Furlani, drejtorit sportiv shqiptar Igli Tare, trajnerit Massimiliano Allegri dhe drejtorit teknik Geoffrey Moncada.
Klubi i falënderoi të gjithë për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës së tyre te Milani, ndërsa bëri të ditur se emrat e rinj që do të marrin drejtimin e klubit do të zbulohen në ditët në vijim.
Ky vendim shënon nisjen e një epoke të re te Milani, me Zlatan Ibrahimovic që pritet të kenë rol kyç në rindërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Ibrahimovic, Moncada, Tare, Allegri dhe Furlani
Komente









Po nuk iku hundederri nuk kemi per te bere hajer jo me keq do jemi dhe vitin tjeter
PërgjigjuJua futi Inta prape si beri me Maldinin Vitin tjeter jeni edhe me keq
Përgjigju