Banorët e Divjakës kanë dalë për të 26-ën ditë në protestë, për të kundërshtuar projektin e PS për hartën e re territoriale, ku parashikohet shkrirja e bashkisë Divjakë me Lushnjën.
Organizatorët e protestës kanë bërë bëjnë thirrje për një pjesëmarrje akoma më të lartë, që zëri i tyre të jetë më i fuqishëm.
Folësit gjatë tubimit kanë kërkuar edhe nga deputetët që i përfaqësojnë, që t’i mbështesin dhe të mos e votojnë këtë projekt që e kthen Divjakën dekada pas.
Ata premtojnë se qëndresa e tyre do të vijojë, deri në momentin që propozimi i PS për shkrirjen e Bashkisë Divjakë të mos miratohet.
“Çuna lini kafet dhe bashkohuni me ne”, tha një protestues.
“Kërkojmë dinjitetin dhe të drejtat tona, asgjë tjetër. Për atë jemi mbledhur këtu”, tha një tjetër i pranishëm në protestë.
“Deputetëve që kanë në dorë miratimin ose jo të kësaj reforme, ju them që po frenojnë hovin e një prej bashkive më të suksesshme në Republikë”, tha një tjetër protestues.
Si çdo ditë proteste, edhe mbrëmja e sotme u mbyll me marshimin dhe thirrjet e protestuesve në rrugët e qytetit.










Komente
Komento