Testet e shpejta në Shqipëri brenda 10 javësh! Manastirliu: Kemi gati fondet (VIDEO)

Testet e shpejta të cilat nxjerrin përgjigjet për infektimin nga COVID-19 brenda disa minutash  do të jenë në Shqipëri brenda 8 apo 10 javësh. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur kreu i OBSH për Europën Dr. Hans Klug, teksa ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria shqiptare ka gati financimin.

“Jemi marrë me kohën e dorëzimit të testeve të shpejta pas 8 apo 10 javësh. Ne po përpiqemi ta përshpejtojmë. Shkenca ka lëvizur shpejt. Të gjithë po koordinohemi për të përshpejtuar këtë punë”, tha Klug.

"Jemi gati me financimit dhe do të kemi mundësinë që të mbështeti nga OBSH për testet e shpejt. Qeveria shqiptare ka gati financimin për blerjen e testeve të shpejta", shtoi Manastirliu.


Lajmi kryesor:

Testet e shpejta brenda 10 javësh! Manastirliu: Kemi gati fondet! Drejtori i OBSH për Europën: Situata e COVID në Shqipëri në kontroll, testimet jo qëllim në vetëvete


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së

Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së