Thirjet e SHBA-së për 'Drejtësinë'/ Panariti: Reforma është e jona dhe na takon ne ta zbatojmë! (Opozita heq dorë nga zgjedhjet e parakohshme?)

TIRANË- Opozita duket se ka hequr dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme dhe ish- ministri i i Bujqësisë Edmond Panariti e ka argumentuar një vendim të tillë, duke thënë se shkak janë bërë zhvillimet e shumta politike. Në një intervistë në Report Tv, Panariti tha se ky nuk është një dështim i opozitës, pra mos realizimi i kësaj kërkese, por është detyruar që të kalohet në plan të dytë.

Ndërkohë, duke i quajtur si teori konspiracioni tezat se "kush po e vret apo mbron reformën në Drejtësi", Panariti në intervistën në studio me gazetarin, është shprehur kundër që kjo reformë të bëhet për hir të ndërkombëtarëve, duke thënë se ajo është e shqiptarëve dhe u takon atyre ta zbatojnë atë.

Intervista e plotë në Report Tv
Konsensusi i sotëm në Këshillin politik? E rëndësishme është që sot ishte një ditë e suksesshme, që të dyja palët arritën dakordësinë për 2 elemente të rëndësishëm të reformës zgjedhore dhe ka hapësirë për ta finalizuar këtë reformë edhe brenda majit. Duhet konsideruar si një arritje. Jemi shquar si njerëz të minutave të fundit, kjo është demokracia shqiptare, niveli i politikës shqiptare që gjërat lihen në fund. Është mirë ajo që mbyllet mirë, shpresoj që vullneti pozitiv në ditën e sotme të jetë edhe në takimet e tjera.

 I vështirë shtrëngimi i duarve me Gjiknurin që opozita e ka sulmuar për dosjen 184? Këtu nuk ka asgjë personale, kemi qenë për takime institucionale dhe se me kë vendos të përfaqësohet mazhoranca është punë e saj, respektojmë institucionin dhe jo individin. Jemi këtu për të pasur kontakte institucionale.

Sistemi danez i propozuara nga SHBA-ja? E vlerësoj propozimin e ambasadores, se është një tregues, një ndjeshmëri dhe gjen momentin  për t'u shprehur dhe SHBA-ja, janë politikanët shqiptarë  dhe specialistet të sistemit zgjedhor që do i përshtateshin më mirë Shqipërisë, s'kemi nevojë për sisteme të ndërlikuara. Kemi parasysh dhe infrastrukturën zgjedhore dhe kulturën tonë juridike, problematik presioni i pushtetit të organizuar nga dhe nga tundimi për të futur duart te sistemi zgjedhor dhe këto probleme nuk i ka Danimarka e cila mund ta ketë luksin për ta adaptuar një sistem të tillë, por që në kushtet e Shqipërisë ky sistem mund të ishte shumë i ndëllikuar dhe të mos jepte rezultatet që ne presim.

Qeveri tranzitore? Për sa kohë kemi në duart e SPAK dosjen 184 dhe 339 që janë në akuzë për duart në futjen në kutitë e votimit, kjo në një farë mënyrë e deligjitomon qeverinë që të drejtonte zgjedhjet. Kërkesa ishte një qeveri transitore, por nuk është thjesht si një kusht i opozitës, por arsyetim për faktet që thashë më lartë.

Dështim për realizimin e kërkesës për zgjedhje të parakohshme? Ne jemi në një cenim të rëndë të demokracisë funksionale, në parlament, pushtet vendor dhe qendror kontrollohen nga një person, kërkesa jonë për zgjedhje të parakohshme është për të rikthyer demokracinë. Zhvillimet e tjera, bën që kjo aspiratë të shtyhet, nuk është dështim i opozitës po të tilla kanë qenë zhvillimet e politikës shqiptare.

Vijimësia e koalicionit me PD-në? Koalicion i ndërtuar me principe, të gjitha forcat politika ka fizionominë e të menduarit, po nuk devijohet nga principet. Ky koalicion është shëndetshëm i tillë do mbeten deri në zgjedhjet e ardhshme

Roli i presidentit në zgjidhjen e krizës? Presidenti nuk i takon LSI, PD, apo PS, i takon popullit shqiptar. Pozicionin e tij e kam parë si mbrojtës i Kushtetutës. Ai po i qëndron besnik kësaj linje, në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk ka nevojë për aludime që presidenti mban ndonjë krah politik.

Kush po e vret Reformën në drejtësi? Nuk jam këtu për të komentuar skenare konspirative se kush do ta mbrojë dhe kush do ta vrasë. Në rast se do zbatohet Kushtetuta e vendit dhe çdo gjë do të procedohet sipas Kushtetutës, nuk mendoj që ka vend për të vrarë Reformën në Drejtësi. Për sa kohë në formimin e organeve kushtetuese, operohet me metoda antikushtetuese, këtu do të gjeni edhe vrasësin e vërtetë të Reformës në Drejtësi. Partnerët tanë kanë ndjeshmërinë e tyre dhe mbajnë qëndrime në raport me zhvillimet e vendit. Reforma në Drejtësi u takon në radhë të parë shqiptarëve dhe instucioneve legjitimeve që duhet ta impementojnë në respekt të ligjit dhe kjo mjafton.

Momenti i duhur për LSI-në për të bërë zgjedhje? Mendoj që në takimin e sotëm u përcaktuar edhe limiti kohor i zgjedhjeve të rregullta, ky kompromis ka përcaktuar kuadrin kohor, ky konsensus ishte shumë racional, që të krijohet mundësia e sa më shumë votuesve në procesin e votimit. Ishte një arsyetim dhe konsensus shumë racional dhe ai për ruajtjen e kuotave gjinore.

Ribashkëpunim me deputet e LSI-së që pranuan mandatin pas djegieve të mandatit? Ne nuk i njohim si përfaqësuesit tanë në kuvend, nuk ishin aty si rezultat i një gare që t'i krijonte të drejtën për të vazhduar mandatin, ishin pjesë e një liste dhe nuk janë përfaqësues i zgjedhjeve tanë, gjërat ua lëmë të ardhmen.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike