‘Thumboi Julin dhe mbështeti Heidin’, Ermal Mamaqi reagon për mesazhin e publikuar në BBV: Nuk e kam dërguar unë! Produksioni mund ta konfirmonte

‘Thumboi Julin dhe mbështeti Heidin’, Ermal Mamaqi reagon për mesazhin e publikuar në BBV: Nuk e kam dërguar unë! Produksioni mund ta konfirmonte

Një mesazh i dërguar në “Big Love” mori vëmendjen në shtëpinë e “Big Brother Vip” pasi thuhej se ishte dërguar nga Ermal Mamaqi.

Në të aktori tregonte mbështetjen e tij për Heidin, ndërsa në një pjesë shkruhej se ajo shkaktonte të qeshura më shumë se kolegët e tij në atë shtëpi, frazë kjo që u konsiderua si thumb për Julin.

Por aktori, publikoi një video në rrjetet sociale, ku sqaroi se nuk ka qenë ai që e ka dërguar atë mesazh, duke nxjerrë kështu keq produksionin.

Aktori shtoi se televizioni është një mashtrim i madh, duke hedhur dyshime se mbase ka qenë vetë produksioni që e ka shkruar atë mesazh, por edhe nëse nuk ka qenë kështu, Ermali tha se kjo gjë mund të konfirmohej vetëm me një telefonatë ndaj tij.

'Unë në majë të Amerikës dhe shoh që paskam shkruar mesazh në Big Brother për Heidin. O zoti i madh! Nuk është e vërtete!

Tani kam një sqarim për të gjithë ata që janë acaruar, sidmos për produksionin. E para atë mesazh nuk e kam shkruar unë. O Ledion po çfarë bëhet kështu. Ma ke numrin o Ledion! Merr në telefon dhe pyet a je ti, a s’je ti. E dyta: kishte gjëra të vërteta te ai mesazh sepse siç e dini unë e mbështes Heidin. Por po ju them që është një pjesë te ai mesazhi që unë nuk e mendoj, që “Heidi bën për të qeshur më shumë se disa nga kolegët humoristë.” Edhe sikur ta mendoj, nuk do ta thosha e sidomos tani që janë në garë e që kanë 4 muaj aty brenda e janë lodhur...

Ndërsa sa i takon Julit. Unë dua ta shoh në finale Julin sepse e meriton është një artist që ka dhënë shumë për publikun, për Bigun. Mua personalisht më ka bërë të qaj dhe këto kohë sepse na ka dhuruar emocione shumë të forta. Por mua më pëlqen Heidi.”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Ermal Mamaqit.

Ky ishte mesazhi që thuhej se ishte dërguar nga Ermal Mamaqi:

“Heidi o super girl nga Durrësi, ke theksin më të veçantë që na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë. Duhet të na vish në ndonjë “shoë comedy” sepse e ke dhunti natyrale. Romeo pate fat o dreq, jam me Heidin”, kishte shkruar Ermali.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë