Policia e Korçës ka nisur hetimet për një grabitje që ka ndodhur në një supermarket në zonën e Maliqit ku autorët kanë mundur që të thyejnë kamerat e sigurisë e të marrin një sasi të konsiderueshme parash.
Siç raporton policia e Maliqit, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku në supermarketin e R.K 52-vjeçare kanë hyrë dhe kanë vjedhur 150.000 lekë.
Vjedhja është kryer pasi autorët kanë dëmtuar kamerat e sigurisë të cilat ishin vendosur nga pronarët.
Menjëherë pas konstatimit të ngjarjes, pronarja ka njoftuar policinë e cila ka nisur dhe hetimet.
Policia
Më datë 18.10.2016,në orët e para të mëngjesit,në Maliq, është vjedhur një supermarket në pronësi të shtetasit R.K, 52 vjeç, banues në Maliq - Korçë.
Nga hetimet e kryera rezulton se autorët e ngjarjes, pasi kanë dëmtuar kamerat e sigurisë dyshohet të kenë përvetësuar një sasi lekësh, kryesisht monedha metalike dhe një sasi stekash cigare marka të ndryshme, me një vlerë rreth 150.000 lekë(të reja).
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale "Vjedhja" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com