Tirana i falet gafës së Ilion Likës
Partizani gjunjëzohet, fiton Korça

Tirana i falet gafës së Ilion Likës<br />Partizani gjunjëzohet, fiton Korça
Flamurtari ‘tradhtohet’ nga një ish-bardheblu duke humbur përballë Tiranës me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin “Qemal Stafa”. Sfida u vendos nga Bakaj në minutën e 66 me një goditje të fortë nga krahu i djathtë, të cilin portieri Ilion Lika në tentativë për ta pritur, i rreshket nga duart duke përfunduar në rrjetë. Gafa vendosi ndeshjen edhe pse kuqezinjtë tentuan pa fund për të barazuar, madje pretenduan edhe një penallti në fund. Ndeshja ishte tejet e tensionuar, aq sa nuk munguan edhe kartonat e kuq, Ndikumana i Tiranës dhe kapiteni Veliu i kuqezinjve u ndëshkuan pas përplasjeve në fushë. Tirana ka 6 pikë në dy ndeshje, ndërsa Flamurtari 3 pikë.

Java e dytë e kampionatit shqiptar të futbollit ka dhuruar surpriza në Fier, teksa Apolonia ka mundur Partizanin me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes për ekipin fierak e shënoi Mikel Canka në minutën e 80. Partizani ka vetëm një pikë në dy ndeshjet e para në kampionat, shumë larg objektivave duke tronditur pozicionin e teknikut Duro, ndërsa Apolonia ka marrë pikët e para pas ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar. Ndërsa Skënderbeu ka bërë detyrën në shtëpi përballë Laçit duke fituar 2-0.

Heroi i kampionëve ishte mbrojtësi Osmani, i cili në minutën e 82 shfrytëzoi një krosim të Shkëmbit duke dërguar topin në rrjetë. Goli rriti oreksin e vendasve që shënuan edhe me Prognin në minutën e parë shtesë, teksa miqtë pretenduan për një pozicion jashtë loje. Në dy ndeshjet e para që ka zhvilluar Skënderbeu ka marrë pikët e plota, ndërsa Laçi mbetet me një pikë. Pas ndeshjes trajneri Josa u shpreh i kënaqur me ekipin duke e vlerësuar në rritje lojën. “Ne kishim gjatë gjithë kohës lojën në kontroll megjithatë vlerësoj Lacin për lojën e mirë në mbrojtje, por Skënderbeu tregoi pjekuri, durim në qarkullim dhe u tregua i qetë, nuk u tensionua dhe kjo e lejoi që të shënonte në fund e të fitonte ndeshjen” tha ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Formulë e re/ Buxhet sipas censit dhe performancës, Ministria e Financave rishikim mënyrës së shpërndarjes së fondeve të bashkive

Formulë e re/ Buxhet sipas censit dhe performancës, Ministria e Financave rishikim mënyrës së shpërndarjes së fondeve të bashkive