TIRANË- Edhe Tirana zbardhet nga bora.

Reshjet e borës janë rikthyer në kryeqytet mbrëmjen e kësaj të mërkure.  

Bora ka qenë prezente gjatë gjithë pasdites, por me intensitet të ulët, ndërsa orët e mbrëmjes reshjet kanë qenë më intensive, duke zbardhur rrugët e kryeqytetit. 

Për Tiranën ky është një fenomen natyror i rrallë, dhe qytetarët e presin me entuziazëm.

Jo pa qëllim ata kanë mbushur rrugët e kryeqytetit menjëherë pas reshjeve të para. 

Në fakt, për shkak të uljes së temperaturave ditët e fundit, kjo nuk është hera e parë që në Tiranë bie borë.

Edhe të dielën kryeqyteti u zbardh nga dëbora, pas 6 vitesh. Në këtë video të mundësuar nga Shqiptarja.com, shijoni reshjet e dëborës në kryeqytet. 


(Video nga sheshi Shqiponja)

[gallery]20541[/gallery]
(Foto nga sheshi Shqiponja Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)