Tirana pa premiera. Drejtuesit:
Po planifikojmë vjeshtën

Tirana pa premiera. Drejtuesit:<br />Po planifikojmë vjeshtën
TIRANE - Gjatë dy muajve të verës duket se nuk bëhet fjalë për të ngjitur premiera në skenën e teatrove të Tiranës, por na njoftojnë se në fund të këtij sezoni artistik, po planifikojnë premierat me të cilat do të çelet sezoni i vjeshtës.

Teatri Kombëtar i Komedisë bën të ditur se premiera e parë në sezonin artistik të vjeshtës do të jetë komedia "Zhurma jashtë skene" e autorit të njohur Michael Frein. Për këtë premierë, që do të vijë në skenë gjatë sezonit të vjeshtës, nën regjinë e Kastriot Çipit, TKK ka shpallur dhe audicionet.

Sipas Çipit, njëkohësisht edhe drejtor i TKK-së, mosha e aktorëve që duhet për personazhet e kësaj komedie, e cila më herët është bërë dhe film, është nga 25 deri në 50 vjeç. Kjo komedi, që i takon një teatri brenda teatrit, ka pasur jo pak sukses në skena të tjera të botës ku ajo është vënë.

Tashmë është Teatri Kombëtar i Komedisë që premton ta sjellë këtë vepër si premierë me aktorë shqiptarë. "Zhurma jashtë skene" luan me konceptin e shfaqjes brenda shfaqjes, në një nga ato shfaqje ku vajzat e reja vijnë vërdallë me të brendshme, ndërsa burrave pleq u bien pantallonat dhe ku shumë dyer hapen e mbyllen vazhdimisht.

Aktorët përpiqen të mbulojnë një seri gafash të njëri-tjetrit, por në fakt vetëm sa i shtojnë problemet, duke e fundosur përfundimisht shfaqjen. Një pjesë e mirë e humorit buron nga variacionet në secilin version, ndërkohë që kaosi jashtë skene ndikon për keq në atë që ndodh në skenë.

Kontrasti mes personaliteteve të aktorëve dhe personazheve që ata luajnë në skenë është gjithashtu burim humori. Edhe drejtuesit e Teatrit të Operës dhe Teatrit Kombëtar pohojnë se po përgatiten për sezonin e vjeshtës, ndërkohë që gjatë gjithë muajit gusht artistët largohen me pushime.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Veliaj vizitë në Tokio, do përfaqësoj presidencën e B-40, si dhe takime me kryetaren e bashkisë dhe një grup deputetësh

Veliaj vizitë në Tokio, do përfaqësoj presidencën e B-40, si dhe takime me kryetaren e bashkisë dhe një grup deputetësh