Shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, deklaron në një intervistë telefonike me Report Tv se Tirana po vuan mungesën e përvojës nga ana e kompanive të mirëmbajtjes së rrugëve, në kushtet e dëborës.
Kryeqyteti u zbardh mbrëmë nga bora e parë intensive që prej tri dekadash, por ngazëllimi fillestar ua la shpejt vendin probleme me trafikun.
Premçi tha se të gjitha rrugët që dalin nga Tirana kanë probleme, me trafik të ngjeshur.
“Ka ngjeshje të trafikut për shkak të mospërdorimit të. Të gjitha që dalin nga Tiranë, drejt Rinasit, Durrës, Kavajës, Elbasanit, kanë probleme, edhe për shkak të mungesës së eksperiencës së kompanive të mirëmbajtjes së rrugëve, të cilat nuk kanë vepruar mbrëmë, për të hedhur kripë e skorje në rrugë”, tha Pemçi.
Drejtori i emergjencave theksoi edhe mungesën e borëpastrueseve: “Nga inspektimet që kemi bërë, kam informacione se nuk sheh pothuajse asnjë borëpastruese në rrugë”.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO