48 leje legalizimi janë shpërndarë për banorët e njesisë nr 7 në Tiranë që janë pronarë të apartamenteve tek të quajturat “Pallatet e Klarës”. Këto leje janë dhënë në zbatim të vendimit për legalizim dhe hipotekim të pallateve me leje dhe pa leje.
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame u shpreh se të gjithë banorët që kërkojnë të mbyllin këtë proces, duhet të bëhen bashkëpunues me institucionet.
“Sa i rëndësishëm është puna e institucionit aq e rëndësishëm është edhe këmbëngulja e banorëve, këmbëngulja dhe veçanërisht organizimi i banorëve për të ndjekur procesin. Imagjinoni një pallat i cili mund të ketë 120 hyrje, siç ka edhe shumë pallate në Tiranë të kësaj kategorie, po nuk pate me kë të flasësh se ndërtuesin nuk e ke, po nuk pate me kët të flasësh, me një administrator pallat, me një administrator lagjeje, mendoje se nga mund ta kapësh atë objekt”, është shprehur Artan Lame, Drejtori i Përgjithshëm të ALUIZNI-it.
Deputetja e zonës, Vasilika Hysi, u shpreh se ky mund të quhet një model i suksesshëm bashkëpunimi që duhet të përhapet edhe tek pallatet e tjera.
“Ju jeni modeli se si mund një administrator bashkë me ndërlidhësen me komunitetin dhe nëpërmjet njësisë administrative, i bëtë bashkë të gjithë dokumentet dhe sqaroheshit në mënyrë zyrtare, në kohë rekord për çdo mungesë informacioni apo dokumentacioni. Po nuk u bëmë bashkë të gjithë banorët dhe të marrim përgjegjësi për komunitetin ku banojnë, asnjë punë nuk mund të mbarohet në këtë mënyrë”, tha Vasilika Hysi, deputetja e zonës.
Rreth 30 mijë familje në të gjithë vendin që kanë blerë shtëpi në pallate ku është shkelur leja e ndërtimit nga pronarët do të pajisen me hipotekën e shtëpive.
Pronarët e shtëpive duhet të dorëzojnë pranë agjencisë dokumentet që do t’u kërkohen nga punonjësit e ALUZINI-t për rastet kur dosjet janë të pa plota.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO