Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ditën e djeshme goditi me sende të forta 42-vjeçarin nga Bilishti
I riu me inicialet B. Gj , lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën "Sokrat Miho", dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Rigels Kaso 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, informoi sot policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".
Komento