TIRANË - Kur kanë kaluar 14 vite nga vrasjet shtetërore të 21 janarit 2011 në bulevard familjarët e Ziver Veizit, Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt nde nuk kanë marrë drejtësi.
“ Ka 14 vjet që ka ndodhur ajo vrasje tragjike. Ku të gjithë ekzekutorët e atij krimi shtetëror nuk janë dënuar” thotë mbesa e Ziver Veizit.
Homazhe u mbajtën sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Së bashku me familjarët e të ndjerëve lule ku u vranë 4 dëshmorët u vendosën edhe nga përfaqësues të qeverisë dhe Partisë Socialiste, e cila në atë kohë ishte në opozitë.
Homazhe familjarët u mbajtën dhe pranë varrit të Ziver Veizit në fshatin Zenelaj të Gjirokastrës.
Nuk kërkojmë gjë tjetër, veçse nga organet kompetente, nga SPAK të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut, dhe të vihet drejtësi sa më shpejt për 4 viktimat e 21 janarit', shprehet për mediat mbesa e Ziver Veizit.
Drejtësi kërkojnë edhe ata që kanë qenë atje në atë protestë.
U vranë shokët tanë, Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi. 4 dëshmorë. Shumë të tjerë u plagosën. Jemi të shqetësuar se paqja nuk ka gjetur vendin e vet’ thotë Shkëlqim Guçe
Sot bëhen 14 vite nga vrasja e katër protestuesve, të cilët atë kohë protestonin para Kryeministrisë, më 21 Janar të 2011-ës kur Partia Socialiste ishte në opozitë ndërsa PD-ja dhe LSI-ja qeverisnin së bashku dhe kryeministër atëherë ishte Sali Berisha, ndërkohë Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm.
SPAK ka në dorë dosjen dhe vijon hetimet por ende urdhëruesit dhe ekzekutorët nuk janë vënë para drejtësisë.
14 vite pas ngjarjes së 21 janarit ku humbën jetën 4 protestues, ende edhe sot familjarët e Ziver Veizit kërkojnë vendosjen e drejtësisë ndaj personave që shkaktuan këtë ngjarje të rëndë.
'Jemi mbledhur sot për të përkujtuar xhaxhain tonë. Ne nuk gjejmë qetësi derisa drejtësia të vendoset në vend. Ka 14 vjet që ka ndodhur ajo vrasje tragjike. Ku të gjithë ekzekutorët e atij krimi shtetëror nuk janë dënuar. Nuk kërkojmë gjë tjetër, veçse nga organet kompetente, nga SPAK të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut, të Gjykatës së Lartë dhe të vihet drejtësi sa më shpejt për 4 viktimat e 21 janarit', shprehet për mediat mbesa e Ziver Veizit.
Në ceremoninë përkujtimore që u zhvillua në varrezat e fshatit Zenelaj, të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit vendor, familjarë dhe miq të të ndjerit.
'21 janari, shteti i asaj kohe e ktheu në luftë kundër popullit të tij. Ne ishim shumë në atë kohë duke protestuar kundër korrupsionit, kontrabandën, drejtësinë. Kishim kohë, por ajo ditë u përgjak dhe si të tillë u kthye mangët. U vranë shokët tanë, Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi. 4 dëshmorë. Shumë të tjerë u plagosën. Jemi të shqetësuar se paqja nuk ka gjetur vendin e vet. Do vazhdojmë ti përkujtojmë edhe kur të jetë vënë e drejta. Qofshin të paharruar shokët tanë të asaj dite', thotë Shkëlqim Guçe, një nga protestuesit e asaj kohe.
Pa merak se do e gjeni. Lidhuni me Taulant pallen mbase e di ai
Përgjigju