Shkak dyshohet të kenë qenë komplikacionet me gripin, gjë e cila i ka kushtuar dhe jetën të miturit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Policia njofton se ka nisur hetimet për këtë rast, duke ia përcjellur dosjen Prokurorisë së kryeqytetit.
Numri i viktimave të shkaktuara nga epidemia gripale në Shqipëri shkon në 5, numri ky më lartë i vdekjeve i shkaktuar ndonjëherë nga viroza e stinës në vend.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Më datë 13.01.2017, ka vdekur në spital, fëmija i mitur vjec 5. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë.
“Nga veprimet e kryera, dyshohet se vdekja ka ardhur nga gripi”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
