Tiranë- Policia e kryeqytetit ka arrestuar Kujtim Çaushin 56 vjeç, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
 
Sipas policisë 56 vjeçari, dyshohej se dispononte armë zjarri, ku gjatë kontrollit të ushtuar në pjesën e prapme të banesës së tij, i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit "Glock", me një krehër dhe 13 fishekë.
 
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtia pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga Neni 278/3 i Kodit Penal



dy.b/shqiptarja.com