TIRANË-Policia e Tiranës ka sekuestruar 20 kg kanabis sativa si edhe ka vënë në pranga një 23-vjeçar si posedues të kësaj lënde narkotike.

I arrestuari është Qemal Lika, 23 vjeç, banues në Fushë Krujë. Në bazë të informacioneve që disponoheshin, është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë, në afërsi të rrugës "Don Bosko", ku në bagazhin e automjetit tip "Renault", janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 20 kg kanabis sativa.
 
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".


Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com