Tiranë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga kati i 3-të mes shkallëve elektrike të 'Toptani Shoping Center'! Dërgohet në Reanimacion tek Trauma

Tiranë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga kati i 3-të mes shkallëve elektrike të 'Toptani Shoping Center'! Dërgohet në Reanimacion tek Trauma

Toptani Shoping Center

TIRANË- Një 4-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga hapësira e shkallëve elektrike në qendrën tregtare 'Toptani' në Tiranë.

Vajza e mitur ka ra nga kati i tretë në katin e parë mes hapësirës së shkallëve elektrike dhe ka mbetur e plagosur. Burime për Report tv bëjnë me dije se e mitura ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës pasi ka marrë dëmtime në kokë dhe fraktura në trup. Aktualisht është në gjendje të stabilizuar.

Gjatë momentit kur ka rënë nga shkallët, prindërit e të miturës sipas burimeve ndodheshin në një dyqan.

‘Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën "Murat Toptani", dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.’- njofton policia.

M.Q./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja