Tiranë, sulmohet me spray në
fytyrë, i marrin 1.5 mln lekë

TIRANE-  Policia shoqëroi 3 persona si të dyshuar pë grabitjen e biznesmenit të produkteve farmaceutike dhe aksioner në biznese ndërtimi është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë stadiumit “Qemal Stafa”.

Gazetari Arsen Rusta informon se biznesmeni Ciprian Kodheli u sulmua me spray neuroparalizues në fytyrë dhe më pas autorët, (mendohet se janë dy ) kanë mundur të grabisin 1.5 milionë lekë të reja të cilat i kishte me vete.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 7.30, kur Kodheli po dilte nga shtëpia e tij në një nga lagjet qendrore të kryeqytetit. Dy persona e kanë sulmuar me spray në fytyrë duke i rrëmbyer çantën me paratë. Policia po kontrollon kamerat e sigurisë të instaluara në zonë.

Kodheli punonte si kontraktues për mbledhjen e parave për Omegafarma dhe dje kishte mbledhur 1.5 milionë lekë nga farmacitë e Kavajës dhe mëngjesin e sotëm ishte nisur për t’i çuar në bankë.

Policia nis hetimet për zbardhjen e autorëve të kësaj grabitjeje.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)