TIRANË-Një ngjarja e pazakontë ka ndodhur ditën e enjte në Tiranë. Një 33-vjeçar ka kryer një vjedhje spektakolare për sa i përket vendit se ku e ka bërë atë.
K.H ka guxuar dhe i ka vjedhur çantën një gruaje brenda komisariatit nr.3 në kryeqytet. Gruaja ka pasur në çantë 160 euro dhe një telefon të markës Samsung.
Policia pasi ka parë kamerat e sigurisë është vrejtur se grabitja është kryer nga 33-vjeçari K.H, i cili është shpallur në kërkim.
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se gruaja kishte lënë çantën te karrigia për të biseduar me një nga oficerët e Policisë kur K.H sapo e ka parë e ka marrë dhe është larguar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 12.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.H, vjeç 33, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se, ka vjedhur çantën e shtetases A.D, vjeç 33, banuese në Tiranë, ku ka marrë 160 euro dhe 1 telefon të markës “Samsung”. Neni 134 i Kodit Penal.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com