Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Efektivë të policisë në një prej shkollave të kryeqytetit

TIRANË - Pas vrasjes së Martin Canit pranë shkollës Fan Noli  thuajse në të gjitha shkollat në Tirane, janë shtuar efektivë policie.

Këtë mëngjes dy efektivë të rendit janë parë në ambientet e shkollës Kushtrimi i Lirisë por edhe Hoteleri Turizmi, e masa te ngjashme janë marrë edhe në shkolla të tjera.

Krimi i rëndë ndodhi ditën e hënë (18 nëntor) në kryeqytet, kurse sherri mes të miturve nxënës kishte nisur prej ditës së premte dhe janë ngritur pikëpyetje se si askush nuk arriti ta parandalonte krimin. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një tjetër 14-vjeçar, që Gjykata e Tiranës e la në paraburgim.

Gjithashtu gjeti të premten (22 Nëntor), ditën që u dha masa e sigurisë për të dyshuarin, edhe thikën e hedhur bashkë me çantën pranë ATSH-së dhe Gjykatës së Apelit Tiranë.

Lajmi ne perditesim...

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati