Arrestohet personi që vendosi eksplozivin mbrëmjen e djeshme në një apartament në pallatin e gjyqtarëve te zona e 'Vasil Shantos' në Tiranë.

Arben Bardhi 58-vjeç është kapur mesditën e sotme nga policia në Lezhë, ndërsa është sjellë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.  

Bardhi e vendosi tritolin në hyrjen e banesës së Vasillaq Stavrit, ndërsa sipas të dhënave të para shkak dyshohet se ka qenë një konflikt për pronësinë e një apartamenti.

Nga shpërthimi me telekomandë i rreth 200 gramë eksploziv pati vetëm dëmtime materiale.  Bardhi do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.

Pallati i ndërtuar në vitet '95-'96 njihet si i gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi kanë banuar dhe banojnë funksionarë të drejtësisë.