SHKODER – Tre poetët që e bënë me penë luftën për lirinë e vendit, janë radhitur nga Bashkia e Shkodrës në listën e dëshmorëve të Luftës Anti-fashiste Nacional Çlirimtare.
Migjeni, Pashko Vasa dhe Luigj Gurakuqi janë mes 68 emrave të dëshmorëve të Shkodrës që dhanë jetën në Luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesi. Tre shkodranët janë figura historike sa i përket përpjekjeve të tyre në çlirimin e vendit, përmes penës dhe jo vetëm, por ata nuk kanë lidhje me luftën e armatosur Antifashiste Nacional Çlirimtare. Dy tabelat me emrat e tyre dhe të dëshmorëve të tjerë janë vendosur në Varrezat e rikonstruktuara të Dëshmorëve.

Kjo është gafa e dytë që Bashkia e këtij qyteti bën gjatë festave të Nëntorit, kur gjatë kremtimit të 102-vjetorit të Pavarësisë, simboli ynë kombëtar nuk ishte vendosur në pozicionin e duhur, teksa shqiponja dykrenore qëndronte horizontal në flamur.

Kusha jan tre “deshmoret” e LANC
Luigj Gurakuqi lindi në Shkodër më 20 shkurt 1879 dhe ndërroi jetë në Bari më 2 mars të vitit 1925. Gurakuqi është hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet. Hero i Popullit shqiptar. Është një nga personalitetet më të shquara të levizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë.
Pashko Vasa lindi në vitin 1825 në qytetin e Shkodrës dhe vdiq më 29 qershor të vitit 1892 në Beirut të Libanit. Vasa ishte veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, shkrimtar, poet, publicist dhe guvernator i Libanit derisa vdiq.
Migjeni lindi në Shkodër më 13 tetor 1911 dhe vdiq më 26 gusht 1938. Ishte poet dhe prozator shqiptar i shquar i viteve 1930.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO