Tjetër rrjedhje e të dhënave personale, 3 milionë numra celularësh të shqiptarëve dalin në shitje online për 4000 dollarë

Tjetër rrjedhje e të dhënave personale, 3 milionë numra celularësh të shqiptarëve dalin në shitje online për 4000 dollarë

Faqja ku mund të blesh online numrat personal të shqiptarëve

Pas daljes së listës së pagave dhe targave personale, një tjetër rrjedhje e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë është e aksesueshme në internet.

Numrat e telefonit te 3 milionë shqiptarëve së bashku me emrat e përdoruesve të këtyre numrave, janë reklamuar në një faqe interneti për t’u shitur. Poseduesit e këtij database të numrave personale kanë listuar edhe çmimet e shitjes së numrave, ndërsa përdorimi i tyre bëhet për fushata marketingu të ndryshme.

4.000 dollarë është çmimi për blerjen e 3 milion të dhënave për numrat shqiptarë të telefonisë mobile. 1.500 dollarë nëse do të blesh të dhënat e 1 milion numrave, 1.000 dollarë për 500.000 numra dhe vetëm 350 dollarë për 100.000 numra.

Në faqen ku mund të blesh listën me numrat e shqiptarëve thuhet se lista e numrave celularë është e saktë dhe autentike e madje dhe informacione janë të përditësuara, me numrat personale, emrat, qytetet si dhe kodet postare.

Kujtojmë se skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 mijë shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!  

(Një listë shembull e numërave telefonik)

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emri: 13/06/2022 17:43

    vec me qene budalle me i ble. keto jane nje korelacion i listes se patronazhisteve dhe rogave. te gjithe shqiptaret i kane dhe po perdoren ne fakt per marketing dhe ads. kujdes kur ngisni se ne kohe reale gjendet kush je ti brenda makines. eh ceshtje teknologjie ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve