Skandali i publikimit të pagave, prokuroria jep pretencën: Shërbim prove për 4 të akuzuarit
Endri Konomi, Klodian Soto dhe Andi Agaraj
TIRANË- Katër të akuzuarit lidhur me skandalin e pagave ku u publikuan të gjitha rrogat së bashku me të dhënat private të shqiptarëve duket se do të dënohen me vetëm shërbim prove. Të paktën kjo është pretenca që ka dhënë prokurori Bledar Valikaj. Nga 24 muaj burg dhe shndërrim të dënimit në shërbim prove për një periudhe nga 32 muaj deri ne 4 vjet. Kjo ishte kërkesa e prokurorisë për Eni Qirjakon, Andi Agarajn, Klodian Sotën dhe Endri Ikonomit. të akuzuar si autorë të publikimin në rrjetet sociale të listës së pagave të muajit janar të vitit 2021 të punonjësve në institucionet shtetërore dhe private.
Më konkretisht për Eni Qirjakon, specialiste IT e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të informacionit (AKSHI), është kërkuar dënim me 2 vite, që për shkak të gjykimit të shkurtuar bëhet 16 muaj, dënim i cili të konvertohet në shërbim prove 32 muaj.
Për Andi Agaraj, specialist IT te AKSHI, është kërkuar dënim me 2 vite për dy akuza ‘shpërdorim detyre’ dhe korrupsion, pra 4 vite gjithsej, që për shkak të gjykimit të shkurtuar bëhet 36 muaj burg dhe pezullimin e tij ne 4 vjet shërbim prove.
Klodian Sota, punonjës menaxher pranë kompanisë "Smart Collection" dhe Endri Ikonomi, që punonte si drejtor i Përgjithshëm në kompaninë “Credit 2 ALL” është kërkuar nga 24 muaj burg dhe pezullim ne 32 muaj shërbim prove. Në datën16 mars pritet që gjykata të shpallë vendimin për katër të akuzuarit .
Sipas akuzës. Këto të dhëna u shpërndarë fillimisht nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp” dhe më pas janë publikuar në media. Eni Qirjako dhe Andi Agaraj akuzohen se i shitën të dhënat e qytetarëve tek dy personat e tjerë, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Mësohet se Sota është përmbarues privat, ndërsa Ikonomi punon në një institucion financiar. Fillimisht, specialistja e AKSHI-t, Eni Qirjako, ka pasur qasje në këto të dhëna dhe më pas ia dërgonte mikut të saj, Andi Agaraj, përmes kanalit ËeTransfer. Qirjako dhe Agaraj akuzohen për “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, ndërsa Agaraj në 6 raste ka shitur të dhënat në shuma që varionin nga 20 deri në 30 mijë lekë secila. E fundit është tabela me listëpagesat e muajit shtator të viti 2021.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nxorën listën e pagave të shqiptarëve, 4 zyrtarët dënohen vetëm me shërbim prove
29 Mars 2023, 10:02
-
Dalja e të dhënave personale me pagat dhe targat e makinave, Komisioneri i të Dhënave Personale gjobit ‘Tatimet’ dhe DPSHTRR
13 Dhjetor 2022, 16:49
-
Tjetër rrjedhje e të dhënave personale, 3 milionë numra celularësh të shqiptarëve dalin në shitje online për 4000 dollarë
13 Qershor 2022, 08:57
-
Publikimi i pagave, eksperti në Report TV: Të bëhet me referendum! Taksimi i profesioneve të lira do rrisë koston e shërbimit dhe informalitetin
18 Maj 2022, 19:44
-
Skandali i pagave, çështja përfundon në gjyq! Nën akuzë 2 punonjës të AKSHI-t dhe 2 personat që nxorën të dhënat
16 Maj 2022, 16:47
-
Luftë informalitetit, Rama: Do pyesim shqiptarët në Këshillim Kombëtar nëse duhet të bëhen publike rrogat 1 herë në vit! Ministrja: Nga 1 qershori do të tatohen profesionet e lira
16 Maj 2022, 11:15
-
Kuvendi, rezolutë për komisionerin për të drejtën e informimit dhe mbrojtjes së të dhënave: Të hetohet dalja e pagave të shqiptarëve
2 Maj 2022, 10:32
-
Siguria kibernetike, Qeveria marrëveshje me kompaninë amerikane! Rama: Vlerë e shtuar edhe për NATO-n! Balluku: Mbrojtje ndaj sulmeve nga brenda dhe jashtë
11 Janar 2022, 10:47
-
VENDIMI/ Rama e paralajmëroi, qeveria lidh memorandum mirëkuptimi me kompaninë amerikane për mbrojtjen kibernetike
10 Janar 2022, 19:38
-
Liroi grupin e skandalit të pagave, Artan Gjermeni mbi 2 vjet në Veting, dosjet e bujshme që mbylli, por dënoi profesorin për një koment në Facebook
10 Janar 2022, 09:47
-
Për Gjykatën e Tiranës vjedhja e rrogave të 694 mijë qytetarëve s'është skandal! Gjyqtari pa vetting, Artan Gjermeni liron të arrestuarit! 2 punonjësit e Tatimeve bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë
10 Janar 2022, 09:35
-
Grupi i skandalit të pagave, Andi Agaraj nga roli në aferën e serverit të tatimeve tek fotot nudo, përmbaruesi Endri Ikonomi punon për oligarkun rus, në skenë Elvis Mata i CEZ-DIA
7 Janar 2022, 19:17