Tom Doshi falënderon votuesit: Ia dola të marr 3 mandate pa struktura dhe pa patronazhista

Kreu i PSD-së, Tom Doshi, i cili doli fitues me 3 mandate deputetësh nga zgjedhjet e 25 prillit ka bërë një mesazh falënderues ndaj votuesve të tij, por nuk ka lënë pa thumbuar edhe kryeministrin Edi Rama. Vetë Tom Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe tha se është i gatshëm të bëjë koalicion paszgjedhor me PS, por kjo u përjashtua në mënyrë kategorike nga vetë Edi Rama. Kjo ka bërë që Tom Doshi, të hedh thumba duke thënë se PSD ka mundur të mbledhë 35 mijë vota pa mbështetje, pa militantë dhe pa patronazhistë.

Doshi menjëherë pas mesnatës së ditës së votimeve ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij duke thënë se do përballet me akuzat e bëra ndaj tij nga SHBA.

Postimi i plotë i Tom Doshit

Të dashtun vëllezën, miq, mbështetës të Partisë tonë,

Po ju shkruj sot këtu për me ju falenderu.

Keni pasë besim tek un dhe sot atë besim mundem me ju thanë se jua kam kthye në fitore.

Un jam i realizuem në jetë, familja, miqt, bajnë që të ndihem nji njeri i realizum, pranej këtë fitore un jua kam kushtu vetëm ju që keni pa tek un nji shpresë për të ardhmen tuj.

35 mijë vota në të gjithë Shqipninë nuk janë pak. Mundena me thanë, kundër të gjitha gojëve të liga se në Shqipni ka 35 mijë vetë që kanë shpresë se PSD dhe Tom Doshi do ta çojnë zanin për ta në Parlament dhe do të mbrojnë interesat e tyne.

Nuk jam impenju asnjiherë për projekte te medhaja e te parrealizushme, kam premtu gjana të vogla, ato gjana me të cilat asht e mbushun përditë jeta jonë, dhe vetëm ato gjana jam mundue me i zgjidhë, në kohë, pa sorollatje kote e tu iu pa të gjithëve si miq e jo si votues e si numra.

Ju e dini mirë se i kam hy kësaj rruge i vetëm, pa struktura, pa militanta, pa patronazhista e sot ne kena tre deputetë në Parlament, kena nji ekip të rinjsh që punon me përkushtim.

Tom Doshi ia ka arritë qëllimit, nuk du asgja tjetër: më keni besu dhe sot fitorja asht e juja.

Falë nji pune kolosale jena ma të fortë se para 4 vjetësh.

Ju e dini mirë se nuk jam ndalë asnji ditë, kam shetitë katunde e qytete, fshatna të thellë malorë, kam takue mijera e mijera njerëz.

Mundem me ju sigurue nji gja: edhe në mos ia paça zgjidhë problemet secilit prej tyne, ta dini që hallet e tyne kanë depërtue në zemrën teme e ajo çka baj përditë në politikë asht e ndikume vetëm prej tyne.

Kajherë jam i rrëmbyem, por mbrenda vedit kam respektin ma të madh për të gjithë ata që punojnë, vuejnë, shpresojnë dhe më kanë mbështetë me votën e tyne.

Ashtu siç asht në karakterin tem – asnji prej tyne nuk do të jetë qytetarë i klasit të dytë për Tom Doshin dhe PSD.

Kjo fitore të dashtun vëllezen asht kryekreje e juja, mandej asht e Shqipnisë, pse rruga jonë asht integrimi në Europë dhe mirëqenja ekonomike.

Ju falenderoj me zemër: jam i jueji e jeni te mijtë!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leka: 01/05/2021 18:14

    Ti mor kokrra injorantit meso nje here te flasesh e shkruash shqip. Si duket e paske investim afatgjate Ramen. Qe nga blerja e te ndjerit Dritan Prifti e perdorimi me pergjime, te 21 janari me rekrutime per te krijuar dhune e deri tek Frroket & Co ne zgjedhjet e 2013! Meqe spaske perdorur pateonazhist, di gje pse nga e njejta adrese email dergoheshhin flyer Voto PS dhe PSD??? Apo i njejti server u menaxhon te dy partite?!?

    Përgjigju
    • Mali: 01/05/2021 21:11

      Pirdh pirdh se shfryhesh. Me mire Toma se Sali Viqidoli

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës