Topalli kandidon në Shkodër e Tiranë: Vendit i duhet kryeministër që nuk shton vilat në kohë tërmeti! Rama e Basha, të lidhur!
Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha
Beteja për Shkodrën pritet të prodhojë një ndër garat me interesante në zgjedhjet e 25 Prillit.
Demokratët krahas socialistëve do kenë përballë Jozefina Topallin, e cila ka vendosur të kandidojë në qarkun i cili historikisht i ka dhënë mandatin e deputetes, por këtë herë ajo do garoje me siglen e forcës së saj politike.
“Po punoj te mbyll listat e kandidateve ne qarqe. Per sa kohe ma lejo kodi te udhëheq ne kater qarqe per te maksimalizuar votën. Do jem Shkodër dhe Tiranë, dhe dy qarqe qe se kam vendosur ende”, shprehet Topalli.
Kryetarja e Lëvizjes per Ndryshim është e hapur për të bashkuar votat e saj me Partinë Demokratike, por me një kusht, jo me Lulzim Bashën Kryeministër.
“Partia Lëvizja për Ndryshim është rreshtuar në qendrën e djathtë, unë jam e djathte. Mandatet e mia do i bashkohen se djathtës dhe atyre qe votojne siglen e PD per te gjetur dhe negociuar per nje kryeministër te pa korruptuar. Nje emer qe nuk shton vila pasi ndodh tërmeti dhe vendi vuan nga Pandemia. ”, tha Jozefina Topalli.
E rreshtuar kundër Lulzim Bashës, nuk kursen Edi Ramën i cili kohet e fundit e poston ne rrjetet e tij sociale. Topalli është e bindur se marrëveshja politike mes dy kundërshtarëve politik vijon duke zbuluar aktorin e tretë, i cili i bashkon.
“Historia e Rames dhe Bashes e lidhur dhe e ndërmjetësuar nga oligarkët. I pari qe duhet larguar me emergjence është Edi Rama, se ai ka kapercuar vijën e kuqe. Por perhere gjendet një oligark per ti bashkuar te dy , te tre ne fakt”, u shpreh Jozefina Topalli.
Jozefina Topalli është në kërkim të aleancave për largimin e tre kryetarëve, Ramës, Bashës edhe Metës. Negociatat deri me tani janë konkrete me partine e Astrit Patozit./ Marrë nga Top Channel
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.7%
-
Keq
61.4%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1294
Lajme të tjera
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
4 akuza, Adriana Kalaja padit familjarisht Lulzim Bashën! Kallëzon në SPAK edhe Aurela Bashën e Erion Isufin
25 Prill, 13:28
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
Kongresi amerikan miraton konfiskimin e aseteve ruse për Ukrainën! Basha: Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë
20 Prill, 22:23
-
Basha këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit
20 Prill, 13:06
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
PD: Të shpallen muzë kombëtar kampi i të Burgosurve në Spaç dhe kampi i internimit Tela me Gjemba në Tepelenë
19 Prill, 16:21