Trafikoi drejt Italisë 2.4 tonë drogë në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë shqiptarë, prangoset nga policia e Tiranës Demo Progonati 46 vjeç.
Sipas të dhënave të dala nga hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezulton se trafiku është kryer 6 ditë më parë më 9 janar 2017.
Urdhër arresti për Progonatin është ekzekutuar orët e para të mëngjesit të kësaj të diele nga një operacion i policisë së Tiranës ndërsa mësohet se Progonati ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.
Aktualisht ai mbahet në ambientet e drejtorisë së policisë së kryeqytetit ndërsa pritet që të hënën të dalë para gjykatës për tu njohur me akuzën që rëndon ndaj tij.
Masa e sigurisë për Demo Progonatin është caktuar në mungesë ndërsa ndaj tij pritet të nis dhe hetimi pasurisë pasi krimet e rënda kanë dyshime se paratë e fituara nga trafiku i drogës ai i ka investuar në prona.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com