Trafiku i çmendur në Orikum-Palasë gjatë verës, policia gjen zgjidhje për të lehtësuar turistët

Trafiku i çmendur në Orikum-Palasë gjatë verës, policia gjen zgjidhje për të lehtësuar turistët

VLORE  - Të gjitha mjetet e mallrave me mbi 7.5 ton nuk do të qarkullojnë në aksin Orikum-Palasë deri në 30 shtator. Ata do të kenë një orar të kufizuar nga e premtja deri në të hënë nga ora 18:00 deri të hënën 06:00, si orare që nuk duhet të shkelin në këtë rrugë. Kjo vjen në saj të masave të sezonit turistik veror 2019, dhe qarkullimit të madh që ka në këtë aks në ditët e fundjavës, i kthyer në makth për turistët me trafik mjaft të rënduar.

Njoftimi i policisë së Vlorës

Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit "Për miratimin e masave përgatitore për mbarëvajtjen e sezonit turistik verorë 2019 dhe ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës Task-Force për menaxhimin e sezonit turistik veror Autoriteti rrugorë kufizon lëvizjen e mjeteve të mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.5 ton, në aksin rrugorë Orikum - Palasë nga e Premtja ora 18:00 deri të Hënën ora 06:00. Kjo lëvizje do të jetë e kufizuar përgjatë gjithë sezonit, deri në datën 30 Shtator 2019

Në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Qarkut të Vlorës janë marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të këtyre automjeteve

Lutemi që të njoftohen të gjithë qytetarët për këto ndryshime, me qëllim që të jenë në dijeni për oraret e kufizuara gjatë fundjavës ose për të përdorur akse të tjera alternative, etj.

Faleminderit për bashkëpunimin!

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5