Në vitet njëzet, një bandit i njohur për bëmat e tij i quajtur Man Pica, ushtarak kokëshkretë dhe aventurier që komandonte një vijë mbrojtëse malore të rëndësishme, erdhi dhe i shpjegoi kryeministrit në Tiranë në prani të Zogut, arsyet që e bënin të kotë çdo lloj rezistence të mëtejshme.
Zogu e përgëzoi për mprehtësinë ushtarake dhe e ftoi të vazhdonte bisedimet në zyrën e vet. Pica, i entuziazmuar nga komplimentet e superiorit shkoi në zyrën e ministrit të brendshëm gjithë pompozitet ekstravagancë, pa dyshuar se mund të pësonte asgjë të keqe, ku për çudinë e tij u gjend përballë dy tytave revolesh dhe aty për aty u vendos në gjendje arresti dhe me një gjyq ushtarak të improvizuar rrufeshëm brenda gjysmë ore u dënua me vdekje dhe vetëm një orë pas gjyqit afishet e vëna në Tiranë e ftonin popullin të asistonte në ekzekutimin një dezertori tradhtar.
Kjo ngjarje ua kalli tmerrin njerëzve dhe e bëri Zogollin të njohur si njeri i forcës së hekurt, duke kontribuar në përhapjen e famës së tij të frikshme, që dëshironte ta demonstronte në çdo hap. Në pranverë të vitit 1922 pas përzënies me forcë të qeverisë së Ypit nga forcat kryengritëse të Bajram Currit, Elez Isufit e Zija Dibrës, Zogu do të ishte eliminuar përfundimisht, sikur të mos ndërhynte ministri fuqiplotë britanik në Tiranë, i cili e bindi Elez Isufin të tërhiqej nga Tirana, që zotërohej pothuaj plotësisht prej forcave rebele. Zogu ishte i vetmi person që qëndroi në mbrojtje të Tiranës nga gjithë kabineti i Ypit, ndërsa pas tërheqjes së Isufit përfitoi të kalonte në hakmarrje të përgjakshme ku në mënyrë të menjëhershme u ekzekutuan 32 rebelë si pjesëmarrës në kryengritjen antiqeveritare.
Kështu Zogu pasi shtypi edhe kryengritjes së Fierit, kishte kundërvepruar duke tejkaluar çdo limit. Pas kryengritjes së Fierit më 1935, kundër qeverisë së Zogut shpërtheu një tjetër kryengritje, që u shoqërua me ngjarjen tragjike të 15 majit të 1937-s, ku në Dhërmi shpërtheu një revoltë pakënaqësie e ish-ministrit të brendshëm zogist në qeverinë e Mehdi bej Frashërit, Ethem Totos. Ish ministri marshoi drejt Gjirokastrës dhe liroi 300 të burgosur që ndodheshin në burgun e këtij qyteti.
Pas dy ditësh që ngjau incidenti, përgjatë rrugës së Tepelenës, kryengritësit, në vendin e quajtur qafa e Procit u asgjësuan totalisht, por në të vërtetë kurrë nuk u mësua sa qe numri i atyre që u asgjësuan, ashtu si nuk u mësua dhe nuk dihet qartë e vërteta e eliminimit të Ethem Totos, pavarësisht se u interpretua sikur ai vrau vetën gjatë rrethimit, kur nuk kishte shpresë shpëtimi.
Gjykata ushtarake dënoi me vdekje 4 vetë, ndërsa me nga 101 vjet u dënuan 148 të tjerë. Edhe këtë revoltë qeveria e trajtoi si të kurdisur nga të huajt, duke e përshkruar si implikim të anglezëve, francezëve, grekëve apo dhe të italianëve. Si mjeshtër i intrigave politike, Zogu dhe përkrahësit e tij arritën të zbulojnë disa të ashtuquajtura komplote të sajuara që i përdori si mjet diktati larje hesapesh dhe për të qeverisur me grusht të hekurt. Në vitin 1928, një toger shqiptar dhe dy bullgarë u arrestuan për komplot për vrasjen e presidentit në Durrës, po në të njëjtën kohë u arrestuan edhe 6-7 persona nga Korça, për të njëjtin motiv.
Sipas planit të zbuluar, gjoja parashikohej vendosja e dy bombave në qoshe të lulishtes, të cilat do të shpërthenin me rrymë elektrike në çastin kur automobili i Zogut do të shkonte drejt detit ose drejt vilës. Gjykimi i të pandehurve u krye keqas dhe pa prova bindëse fajësie, aq sa edhe ministrat e kabinetit, përveç ministrit të brendshëm Koço Kota, ishin të mendimit se komplotistët nuk duhej të vareshin, por ata u ekzekutuan në litar, në trekëmbëshin e ngritur përballë parlamentit, njëri nga të dënuarit, gjigand nga trupi (bullgari Geargief), kur u vu në litar, shembi trekëmbëshin nga pesha e rëndë, prandaj xhandarët u detyruan ta ngrinin përsëri në këmbë dhe vetëm pas tre çerekë ore pas vdekjes së të dënuarit të parë, u ekzekutua edhe i dyti. (Bernd J. Fischer “Zogu dhe përpjekjet për stabilitet politik në Shqipëri, fq 127).
Qesharak fare ishte edhe i ashtuquajturi gjyq që u sajua për komplotistët e Korçës. Nën akuzën se kishin marrë letra emigrantësh shqiptarë ku viheshin në dijeni këta persona, të nxitur nga Mustafa Kruja, do të asgjësonin presidentin, kur të vinte për pushime në Korçë ose pranë liqenit të Ohrit, jo shumë larg kufirit me Jugosllavinë. Hetimet dëftuan të kundërtën, megjithatë gjykata politike dënoi në mungesë me vdekje 8 refugjatë shqiptarë që ndodheshin në Vjenë. Zogu, ngado që hidhte hapin, në çdo qosh shihte komplote, nga kjo miopi e presidentit përfituan burokratët servilë, imoral e hakmarrës, që nuk nguronin të denonconin rivalët tek Zogu, vetëm me qëllim që të lanin hesapet me ta.
Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com