Përbërësit:
- 1 gotë trahana
- 1 qepë mesatare
- 1 karotë në kubikë të vegjël
- 1 spec i kuq
- 1 kungull i njomë
- 2 domate / 2 lugë salcë domate
- 3-4 gota ujë / lëng perimesh
- 2-3 lugë vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim qepën derisa të zbutet. Shtojmë karotën, specin e kuq dhe kungullin e njomë. I gatuajmë për disa minuta derisa të zbuten pak. Më pas hedhim domatet e grira ose salcën e domates dhe e lëmë derisa të shterojë lëngu i tepërt. Hedhim trahananë në tenxhere dhe e përziejmë mirë me perimet. Shtojmë ujin ose lëngun e perimeve gradualisht, duke e përzier herë pas here për të shmangur krijimin e kokrrizave. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lëmë trahananë të gatuhet në zjarr të ulët për 15-20 minuta derisa të zbutet dhe të trashet.