Kombëtarja dhe trajneri Kristian Panuçi kanë marrë kritika nga tifozët kuqezinj, madje duke kërkuar largimin e këtij të fundit. Në të njëjtën linjë është edhe trajneri Artan Mërxhushi, që për Report Tv, është shprehur se kurrë më parë nuk ka parë një lojë të dobët të kuqezinjve.
Sipas Mërxhushit, trajneri Panuçi duhet të marrë përgjegjësitë e veta, pavarësisht se ishin ndeshje miqësore. Dy humbjet e Kombëtares shqiptare të futbollit kanë lënë shije të hidhur te tifozët, që kanë shigjetuar jo vetëm futbollistët kuqezi, por edhe trajnerin Christian Panucci, duke kërkuar largimin e këtij të fundit, si përgjegjësin kryesor të lojërave të dobëta.
Edhe trajneri Artan Mërxhushi është dakord me opinionin futbolldashës, pasi një lojë kaq të dobët të Kombëtares, kishte kohë që nuk e shihte.
Kishim kohë pa parë një Kombëtare të tillë kaq të dobët, përpos humbjeve, në përmasat e turpshmeve. Nuk kemi parë asgjë të prodhojë në lojë. Mendoj se janë lojërat më të dobëta që ka zhvilluar Kombëtarja jonë pas viteve 90’. Besoj që një kombëtare kaq të dobët që nuk ka prodhuar asgjë në të dyja ndeshjet, nuk e kemi parë asnjëherë.
Trajneri Artan Mërxhushi
Trajneri Mërxhushi jep një mendim nëse Panucci duhet të qëndrojë apo jo në krye të ekipit kombëtar.
Kur nuk shkojnë gjërat, ai i pari që duhet të marrë përgjegjësi dhe faturën është trajneri. Ka edhe disa faktorë që e justifikojnë deri diku, që edhe ai i reshtoi vetë pas këtyre disfatave, mungesa e lojtarëve kryesorë, si Basha, Abrashi, Xhaka apo Agolli, që unë mendoj se kemi një gropë të madhe në krahun e majtë të mbrojtjes dhe duhet të rikthehet.
Trajneri Artan Mërxhushi
Ndër të tjera Mërxhushi jep edhe arsyet pse kuqezinjtë ishin kaq dobët në ndeshjet e fundit
Duke pasur parasysh edhe mungesat e lojtarëve dhe aktivizimin e pakët të disa lojtarëve, mendoj se kjo skuadër nuk i ka kapacitetet për të luajtur si e barabartë me kundërshtarët dhe duhet të ndryshonte diçka, për të qenë më aggressive, që mbrohet mirë dhe kundërsulmon mirë, pikërisht atë që me De Biasin e interpretoi shumë mirë Kombëtarja jonë.
Trajneri Artan Mërxhushi