Transferimet, 3243 kuota për 
studentët e privatit, ja tarifat vjetore

TIRANE - Universitet publike do të pranojnë 3242 studentë nga të gjitha universitet private të cilat u mbyllën pak muaj më parë. Në një vendim të Këshillit të Ministrave janë parashikuar të gjitha kuotat dhe tarifat e studimit për këtë kategori studentësh të cilët do të nisin regjistrimet e tyre pranë sekretarive mësimore pas pak ditës. Sipas VKM-së studentët, që ndiqnin studimet në institucionet private të arsimit të lartë, të cilave u është hequr licenca, mund të transferojnë studimet e tyre në institucionet publike të arsimit të lartë në një program studimi të njëjtë apo të ngjashëm me atë që ndiqnin në institucionet nga ku transferohen.

“Kuota për transferim në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të ciklit të dytë 2 800. Kuota për transferim në programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo “Master i Arteve të Bukura” janë 281 dhe kuota për transferim në programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” janë 162” thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas këtij të fundit pagesa e tarifës për të gjitha programet e studimit bëhet me këste të përcaktuara nga institucioni publik i arsimit të lartë. Kësti i parë parashikon pagesën në masën 30% të tarifës totale dhe paguhet menjëherë me regjistrimin e studentit në programin përkatës të studimit. Studentët e huaj transferojnë studimet pas plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore, të cilat bëhen publike pranë institucionit të arsimit të lartë ku kërkojnë të transferojnë studimet.

Tarifat vjetore sipas programeve u publikuan sot ne Shqiptarja.com (print)...Lexojini duke klikuar linkun ne versionin online
 
 
Vendimi i Këshillit të Ministrave për transferimin e studentëve, nga IPAL që u është hequr licenca.
 
VENDIM  PËR KUOTAT E TRANSFERIMIT TË STUDIMEVE DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT PËR STUDENTËT, QË TRANSFEROJNË STUDIMET NGA INSTITUCIONET PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË, TË CILAVE U ËSHTË HEQUR LICENCA, NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË, NË VITIN AKADEMIK 2014 - 2015
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 24, 26, 34, 35 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Studentët, që ndiqnin studimet në institucionet private të arsimit të lartë, të cilave u është hequr licenca, mund të transferojnë studimet e tyre në institucionet publike të arsimit të lartë në një program studimi të njëjtë apo të ngjashëm me atë që ndiqnin në institucionet nga ku transferohen.
 
2. Kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2014 - 2015, për transferimin e studimeve nga institucionet private të arsimit të lartë, të cilave u është hequr licenca, janë të ndara, si më poshtë vijon:
 
a) Kuota për transferim në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të ciklit të dytë 2 800;
b) Kuota për transferim në programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo “Master i Arteve të Bukura” 281;
c) Kuota për transferim në programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” 162;
3. Kuotat e përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, shpërndahen sipas tabelave nr.1, nr.2 dhe nr.3, përkatësisht, për programet e studimeve të ciklit të parë, programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe programet e studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, bashkëlidhur këtij vendimi.
 
4. Tarifa vjetore e shkollimit përcaktohet në tabelat nr.1, nr.2 dhe nr.3, bashkëlidhur këtij vendimi.
 
5. Pagesa e tarifës për të gjitha programet e studimit bëhet me këste të përcaktuara nga institucioni publik i arsimit të lartë. Kësti i parë parashikon pagesën në masën 30% të tarifës totale dhe paguhet menjëherë me regjistrimin e studentit në programin përkatës të studimit.
 
6. Studentët e huaj transferojnë studimet pas plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore për ndjekjen e studimeve në Republikën e Shqipërisë, të cilat bëhen publike pranë institucionit të arsimit të lartë ku kërkojnë të transferojnë studimet.
 
7. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Agjencia Kombëtare e Provimeve dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati